E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i ri, gjoba dentisteve abuzues

Sonila Isaku

Nje klinike dentare e palicencuar do te gjobitet me 50 mije leke, nderkohe nese pronari vazhdon te mos plotesoje kushtet e percaktuara, ky aktivitet do te mbyllet. Sipas ligjit me te ri te Ministrise se Shendetesise mbi sherbimin stomatologjik, te gjithe pronaret dhe mjeket stomatologe qe drejtojne ato, jane te detyruar te ndjekin nje sere rregullash qe percaktohen ne kete ligj. Nderkohe e njejta mase gjobe ndiqet edhe per rastet kur personeli mjekesor nuk ploteson kushtet e percaktuara ne ligj. Tashme, ministria percaktoi me ne fund edhe sanksionet qe do te merren per abuzuesit, duke pasur parasysh se ligji i vjeter nuk parashikonte sanksione te tilla.

Sanksionet

Gjoba dhe mbyllje te aktivitetit privat parashikon ligji i ri i sherbimit stomatologjik i hartuar nga Ministria e Shendetesise. Duke pare mungesen e ketij ligji prej me shume se 12 vjetesh, si dhe shkeljet qe beheshin here pas here ne te gjithe vendin me klinikat dentare, Ministria e Shendetesise e ka pare te udhes te hartoje kete ligj te ri. Nese nje klinike dentare apo punonjesit e saj nuk plotesojne kushtet e percaktuara, atehere gjobiten deri ne 50 mije leke. Kurse ne rastet e perseritjes se mos licencimit, atehere inspektorati dentar eshte i detyruar te mbylle kete aktivitet privat. "Te vetmit persona, te cilet duhet te ofrojne sherbimin dentar jane mjeku stomatolog, ndihmesmjeku dhe laboranti dentar. Nese keto kushte nuk plotesohen, atehere masa e gjobes eshte 50 mije leke. Kurse kur kjo perseritet, shkon ne mbyllje te aktivitetit", thuhet ne projektligjin e ri te hartuar nga MSH.

Sherbimet

Femijet, pacientet e shtruar ne institucione spitalore publike, por edhe personat te cilet trajtohen dhe mbrohen nga nje ligj i vecante, mund te marrin sherbim dentar falas. Sipas ligjit te ri, personat e moshes 0 deri ne 18 vjec perfitojne sherbim stomatologjik pa pagese nga financimi i sherbimit stomatologjik publik. Nderkohe qe te gjithe nxenesit e shkollave mund te rregullojne dhembet e tyre te klinikat dentare te ketyre institucioneve pas marreveshjes se Ministrise se Arsimit me ate te Shendetesise per hapjen e ketyre laboratoreve. Ligji i sapo hartuar parashikon edhe mbulim te shpenzimeve te pjesshme edhe per sherbimin e urgjencave, per personat mbi 18 vjec si dhe sherbime, te cilat kryhen nga Fakulteti i Stomatologjise.

Prej 6 muajsh inspektohen subjektet Kontrollet, mbyllen klinikat pa licence

Prej me shume se 6 muajsh, inspektorati dentar ka filluar kontrollet ne te gjitha klinikat dentare per te pare kushtet higjieno-sanitare dhe licencimin e tyre. Keshtu vetem ne kete fillim viti jane mbyllur te pakten 5 aktivitete, ku ka rezultuar se mjeket nuk ishin te licencuar. Qe nga fillimi i vitit e ne vazhdim, inspektoret dentare jane duke kontrolluar te gjitha klinikat stomatologjike ne vend per te pare kushtet e tyre si dhe licencimin e mjekeve. Nga te dhenat e marra rezulton se ne vend jane pothuajse 400 klinika dentare, te cilat nuk kane marre licencen per ushtrimin e aktivitetit nderkohe qe numri i mjekeve te cilet nuk e kane licencen per ushtrimin e profesionit eshte me i madh. Paralelisht me keto subjekte po kontrollohen edhe laboratoret dentare. Sipas te dhenave paraprake, shume shtetas te huaj ushtrojne aktivitet te palicencuar ne kete sektor.

"Koha Jone" denoncoi mungesen e ligjit

Pak kohe me pare, me ane te nje shkrimi, gazeta "Koha Jone" ka denoncuar mungesen e nje ligji te mirefillte mbi sherbimin stomatologjik. Keshtu, ligji i vjeter i shendetesise ishte bashke me ate stomatologjik, ku edhe parashikoheshin menyrat e kurimit, te cilat ishin te kohes se diktatures, ku ky sherbim ofrohej falas per te gjithe. Ne te vertete te gjithe e merrnin kete sherbim te privati dhe paguajne shume. Kurse per sa i perket sherbimit shendetesor, ai funksiononte me ane te rregulloreve te percaktuara dhe jo te nje ligji, i cili parashikonte menyren e funksionimit te tij, apo sanksionet qe merreshin per shkelesit. Nderkohe deri me sot nje pjese e mire e laboratoreve dentare apo ata te grafive nuk plotesonin kushtet e duhura per mbrojtjen nga rrezatimi. Sipas te dhenave nga inspektoret dentare, ka rezultuar se laboratoret te cilet ofrojne keto sherbime kane rrezatim me te larte se norma e lejuar. Rrezatimi i lare shkakton probleme te pacientet, nderkohe qe keta te fundit nuk perdornin asnje mase mbrojtese sic eshte perparesja etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›