E Diel, 1 Nëntor 2026

Malësi të Madhe, vritet 77-vjeçari, në kërkim autori

Një 77-vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së ditës së enjte, në fshatin Reçtë të Malësisë së Madhe. Sipas të dhënave, viktima e indetifikuar eshte Sulejman Velaj. Sipas burimeve, dyshohet se ky akt i rëndë ka ndodhur pas një konflikti ndërmjet viktimës dhe kushuririt të tij, në oborrin e banesës së 77-vjeçarit.

Dyshohet se autori i krimit, pasi eshte pikasur nga viktima, ka qëlluar në drejtim të tij, goditje e cila rezultoi fatale për jetën e 77-vjeçarit.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›