E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Malësinë e Madhe, arrestohen 2 autorët

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve të dyshuar për vrasjen e një 77-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Malësinë e Madhe.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Fatos Lushaj 21 vjeç dhe Muslim Velaj 50 vjeç, ky i fundit i afërm me viktimën.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Qafë Gradë të komunës Shkrel të Malësisë së Madhe ku 77-vjeçari Sulejman Velaj është qëlluar me armë në oborrin e banesës së tij.
 

Sipas hetimeve paraprake vrasja ka ndodhur pas një konflikti ndërmjet viktimës dhe dy autorëve të dyshuar por policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›