E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video-përgjimi, sot pritet të zhvillohet gjyqi ndaj Metës

Në Gjykatën e Lartë pritet të zhvillohet sot në orën 12:00 seanca gjyqësore ndaj kreut të LSI-së dhe ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta në lidhje me video-përgjimin mes tij dhe ish-ministrit të ekonomisë Dritan Prifti.
 

Në seancën e sotme pritet që të përzgjidhen ekspertët e rinj, që do të verifikojnë videoregjistrimin, pas dy ekspertimeve të shfuqizuara të specialistëve amerikanë dhe anglezë.
 

Riekspertimi i video-përgjimit ndaj Metës u vendos disa seanca më parë, kur Gjykata e Lartë shpalli të pavlefshëm akt-ekspertimet e kryera nga dy ekspertët të huaj lidhur me këtë video që ishte kërkuar nga prokuroria shqiptare.
 

Kreu i LSI-së Ilir Meta është vënë nën akuzën për korrupsion nga Prokuroria e Përgjithshme, pas publikimit në media të një video ku ai shfaqej me ish- ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, në një bisedë për disa tendera të ministrisë së Ekonomisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›