Durrës, kamionçina përplas makinën, shënohet viktima e dytë
DURRËS- Humb jetën një tjeter nga të plagosurit e aksidentit të mbrëmshëm në afërsi të fshatit Hamallaj në Durrës.
Viktima e dytë e aksidentit është 49-vjecari Ali Burimi, duke e cuar në dy numrin e të vdekurve si pasojë e përplasjes së një kamioncine tip Iveco me targa të huaja, me një mjet tip Benz me targa të Durrësit 7381 E.
Ndërkaq policia sqaron edhe rrethanat e aksidentit, Sipas saj, të pestë personat, dy viktimat Bajram Anelli dhe Ali Burimi dhe tre të plagosurit kanë qenë kalimtarë të rastit.
Mësohet se ata janë marrë përpara nga mjeti tip Iveco pas përplasjes së tij me benzin. Të plagosurit 60-vjecari Xhemali Çulhaj, Xhavit Xhia 60-vjec dhe Gezim Nano 45-vjec ndodhen në spitalin rajonal të Durrësit. Policia ka vënë në pranga dy drejtuesit e mjeteve, Shkëlzen Hoxhën dhe Mitat Gjokën.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)