Alarmi i bankave: Vjedhjet me internet janë rritur tri herë
TIRANE- Enkelejda Balliu, kryetare e komitetit kundër mashtrimeve me karta në Shoqatën Shqiptare të Bankave, ka deklaruar këto ditë se tendenca për klonimin e kartave bankare në Shqipëri është në rënie. Por, ndërkohë, është shfaqur një fenomen tjetër shumë i rrezikshëm: mashtrimet përmes internetit janë rritur tri herë. Sipas saj, zëvendësimi gradual i kartave me shirit magnetik me karta me “chip” elektronik i ka ulur ndjeshëm mundësitë e klonimit dhe vjedhjes së të dhënave prej kartave. Ajo ka këshilluar që klientët të ndjekin me rreptësi këshillat e dhëna nga bankat, për një përdorim të sigurt të kartës. Të dhënat e Shoqatës së Bankave tregojnë se mashtrimet me karta kryhen në pjesën më të madhe nga shtetas të huaj. Forcimi i standardeve të sigurisë në vendet e zhvilluara ka bërë që ky lloj krimi të zhvendoset në vendet më pak të zhvilluara dhe ku sistemet elektronike të pagesave janë më të reja, ku përfshihet edhe vendi ynë.
Historia e “parasë elektronike” në Shqipëri fillon në vitin 2003, me hapjen e një numri të vogël të ATM-ve (sporteleve automatike). Sot, në Shqipëri ekziston një rrjet i zgjeruar ATM-sh në qytete. Vitet e fundit madje, është rritur numri i përdoruesve të ATM-ve, në qindra mijëra, fillimisht pas vendimit qeveritar për të bërë pagesat e administratës vetëm me bankë. Më pas, kjo u pasua nga detyrimi edhe i të gjitha bizneseve për të paguar të punësuarit në sektorin bankar, në të kundërt nuk do t’u njiheshin si shpenzime pagat e tyre.
Ashtu si paraja prej letre, paraja elektronike të krijon mundësinë të blesh të mira dhe shërbime, të japësh borxh dhe ta marrësh atë. Komoditeti është përparësia kryesore që ofron paraja elektronike. Ajo zëvendëson nevojën për të mbajtur me vete para cash. Këto para, tashmë janë në formën e një llogarie bankare ose të një karte krediti, në pritje për t’u tërhequr apo përdorur nga konsumatori. Një tjetër lehtësi që ofron kjo para është dhe kursimi i kohës për të shkuar në bankë dhe për të tërhequr para apo për të kryer transferta të shumave të ndryshme. Gjithashtu, paraja elektronike, në ndryshim nga paraja letër, është e padëmtueshme, sepse ajo nuk griset, nuk laget dhe nuk prishet me kalimin e kohës.
Nga ana tjetër, kryerja e veprimeve bankare nëpërmjet internetit, pra, pa pasur nevojë për kartë apo bankomat, shkon një hap më tutje, pasi u lejon klientëve të futen nëpërmjet internetit në llogaritë e tyre on-line 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, drejtpërsëdrejti nga shtëpitë ose zyrat e tyre dhe të kryejnë operacionet bankare që duan. Shkurt, “internet banking” mund të përkufizohet si një nga shërbimet në distancë, të ofruar nëpërmjet kanaleve elektronike të shpërndarjes dhe të komunikimit, të produkteve dhe shërbimeve tradicionale dhe të reja bankare.
Por, si çdo “lehtësi” tjetër në këtë fushë, edhe këto mënyra të reja të përdorimit të parasë, në sajë të teknologjisë së re, janë “gjuajtur” nga “tekno-keqbërësit”. Me respektimin e disa rregullave bazë, vjedhjet e tilla mund të shmangen.
(Genc Kondi/GSH/BalkanWeb)