E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqësori, BE, OSBE e SHBA: Dhamë fondet luftoni korrupsionin

TIRANË-Ambasadorët e BE, OSBE dhe SHBA në Shqipëri kanë diskutuar sot për sistemin gjyqësor në Shqipëri dhe aktivitetin e Policisë në proceset zgjedhore.

Në një takim me ambasadorët dhe donatorët sot në Tiranë, përfaqësuesi i BE, Ettore Sequi tha se taksapaguesit e BE i akordojnë fonde Shqipërisë për luftimin e korrupsionit në gjyqësor, por tani theksoi ai, vazhdimi i luftës dhe përgjegjësia i mbetet qeverisë shqiptare.

Ambasadori I OSBE, Eugen Wollfarth u përqëndrua në kufizimin e imunitetit të gjyqtarëve duke kërkuar në këtë pikë që kjo nismë të ndërmerret me Kushtetutë. “Jo deklarata vullnetare për imunitetin”.
Më tej Wollfarth tha se po vonohet miratimi I projektligjit për Gjykatën Administrative ndërsa apeloi që të shmangen vakumet në Gjykatën Kushtetuese.
Ambasadori i OSBE shprehu gjithashtu shqetësimin për zgjedhjen e kreut në institucionin e Avokatit të Popullit. “Avokati i Popullit duhet të ishte zgjedhur, jeni shumë vonë për zgjedhjen e tij”.
Emërimi i Avokatit të Popullit është një nga 12 rekomandimet e kërkuara nga Komisioni Europian, por si rezultat i krizës politike në vend ende nuk është bërë ndonjë propozim.

Kurse ambasadori amerikan, Alexander Arvizu përvec fjalën për gjyqësorin u ndal dhe në punën e Policisë, konkretisht për në datën 8 Maj, ditën e zgjedhjeve lokale në vendin tonë.
Arvizu u shpreh se puna e policisë ka rëndësi të vecantë pasi duhet të krijojë një mjedis të qetë për qytetarët ndërsa apeloi që politika të mos ndërhyjë në punën e efektivëve blu.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›