E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtinë, në hetim5 ish ministratë qeverisë Thaci

PRISHTINE- Prokuroria Publike e Qarkut në Prishtinë ka konfirmuar zyrtarisht se janë duke zhvilluar hetime intensive ndaj pesë ish-ministrave të Qeverisë së Kosovës dhe paralajmëron se shumë shpejt priten edhe ngritjet e aktakuzave ndaj tyre.

Kryeprokurori i kësaj prokurorie, Aleksandër Lumezi, në një intervistë për gazeten kosovare “Zëri” zotohet se nuk do të kursejnë asnjë person që e ka shkelur, apo që e shkel ligjin, pavarësisht nga pozita që gëzon, apo që ka gëzuar dikur. Politikanët dhe zyrtarët e lartë të institucioneve të Kosovës, për të janë si të gjithë qytetarët e tjerë.

“Mund të them se aktualisht jemi duke hetuar pesë ish-ministra, ndërsa për emrat e qeverisë aktuale, në prokurorinë tonë nuk ka ende ndonjë cështje”, ka thënë Lumezi. Pa një luftë të tillë kundër të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin, Lumezi thotë se nuk mund të kemi shtet demokratik dhe shtet ku funksionon rendi e ligji. “Në këtë vend nuk mund të ketë drejtësi nëse politikanët punojnë padrejtësisht”, thotë kryeprokurori Lumezi, i cili që nga procesi i riemërimit udhëheq Prokurorinë Publike të Qarkut në Prishtinë.Prokuroria të cilën Lumezi drejton, ka vetëm gjashtë prokurorë ndërsa, sipas të parit të këtij institucioni hetues, në duar të prokurorëve janë rreth 1000 çeshjte. Prioritet për të dhe Prokurorinë, siç tha ai, është lufta kundër korrupsionit, por edhe luftimi i dukurive të tjera negative, siç është trafikimi I qenieve njerëzore, vrasjet, krimet e rënda, kontrabanda, etj.
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›