E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarmi i kancerit te gjirit

Kanceri i gjirit eshte jo vetem nje nga semundjet qe po prek gjithnje e me shume vajza dhe gra ne Shqiperi por edhe nje nder shkaktaret kryesore te vdekjeve nder to.

Mjeket saktesojne se cdo vit numerohen rreth 400 raste te reja nga te cilet vetem nje treta arrijne te mbijetojne.

Mosha e vajzave te prekura nga kanceri i gjirit eshte ulur ndaj perfaqesues te politikes te trupit diplomatik dhe te shoqerise civile kane kerkuar me shume vemendje ndaj kesaj semundjeje.

Mundesia e kontrollit tek mjeku pra mundesia e kryerjes se nje mamografia duhet te jete ne te gjitha qendrat rajonale te vendit pse jo dhe falas per te gjitha grate qe deshirojne ta bejne ate tha gjate fjales se saj Zonja e Pare Teuta Topi.

Nderkohe ne fjalen e saj zv.ambasadorja e SHBA-se ne Shqiperi Deborah Jones pasi falenderoi organizatoret beri thirrje per dalje nga ndrojtja dhe frika dhe per diagnostikim te shpejte te semundjes.

Do te doja te falenderoja organizatoret Ministrine e Shendetesise dhe Bashkine. Kam nje falenderim per dy gra te vecanta zonjen Vjollca Hoxha dhe Olimpi Ibrahimi qe kontribuan dhe dhane mbeshtetjen e tyre per kete aktivitet. 28 vjet me pare grate ne Shtetet e Bashkuara kishin frike dhe ndrojtje te flisnin per kancerin e gjirin dhe nuk dinin se si te mbronin veten e tyre. Diagnostikimi behej me vonese dhe trajtimi i tyre behej me pas i pasuksesshem. Por kjo ndryshoi ne vitin 1982 u shpreh zv.ambasadorja e SHBA-se ne Shqiperi Deborah Jones.

Edlira Peposhi eshte nje nder grate qe eshte prekur nga kanceri i gjirit.Ajo i eshte nenshtruar operacionit dhe kimioterapise ndaj dhe sot i ben apel shteti dhe familjareve te grave te prekura te tregojne kujdes.

Mjekja Rubena Moisiu ka kerkuar qe cdo grua te beje vetkontrroll dhe ka propozuar qe spitalet ta kryejne falas mamografine per te gjitha grate mbi 40 vjec.

Motos te ecim se bashku kunder kancerit te gjirit i jane bashkuar dhjetra qytetare ne Tirane. Ky aktivitet eshte organizuar nga shoqata kristiane e grave shqiptare dhe eshte mbeshtetur nga Ambasada Amerikane dhe Top Media.

Ne bote numerohen 1.5 milion gra qe preken cdo vit nga kanceri i gjirit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›