E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarmi i krerëve të BE:Euro në rrezik


Udhëheqësit evropianë kanë shprehur shqetësim rreth fatit të eurozonës pas protestave të dhunshme në Greqi. Protestat ishin në shenjë kundërshtimi ndaj planeve të qeverisë për uljen e shpenzimeve.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se aktualisht euroja është më e rrezikuar se kurrë më parë. Kryeministri finlandez, Mati Vanhanen theksoi se plani për shpëtimin e Greqisë mund të mos parandalojë përhapjen e paqëndrueshmërisë financiare.

Shefi i qeverisë franceze, Fransua Fijon, nënvizoi se monedha e përbashkët po sulmohej nga spekulatorët.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›