Dënohet me vdekje terroristi që shkaktoi sulmet në Mumbai
është dënuar me varje Mohammed Ajmal Amir Kasab, terroristi i vetëm që u kap i gjallë pas atentateve vdekjeprurëse të Mumbait, në 2008. Kasab, me origjinë pakistaneze, u shpall fajtor 4 ditë më parë pasi në ngarkim të tij, ishin mbi 80 akuza, ndër të cilat kospiracion, ndërhyrje të armatosur, vrasje, e shumë të tjera. Terroristi i vetëm i mbijetuar nga tragjedia e Mumbait, Mohammad Ajmal Amir Kasab, është i vetmi nga 10 terroristët pakistanezë të mbetur gjallë, e që u përfshinë në atentatet vdekjeprurëse, në nëntor të dy viteve më parë. Nga sulmet terroriste, u provokua vdekja e 166 personave, ndër të cilët edhe shtetas të huaj. 22 vjeçari, Kasab, është shpallur fajtor nga një gjykatë speciale e Mumbait ndërsa është përballur me 86 akuza, ndër të cilat për akte lufte kundër kombit, për vrasje dhe kospiracion.