E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarmi, injektues të heroinës edhe fëmijë 11-vjeçarë


Moment nga marrja e heroines me ane te tymosjes / Foto Shekulli

Xhek Preçetaj

Rëndom i kemi cilësuar përdoruesit e lëndëve narkotike si drogaxhinj, por përtej këtij etiketimi paksa edhe të shëmtuar qëndrojnë probleme të tjera dhe persona real që vuajnë çdo ditë. Persona të cilët nga injektimet e ndryshme i janë kalbur këmbët pasi në duar nuk kishte më vena ku të çpohej. Por ajo që alarmon, është mosha tepër e re madje fëminore e atyre që përdorin heroinën apo marrjen e drogës me anë të injektimit. Janë fëmijë të moshës 12 vjec të cilët nga një spinelo, apo cigare hashashi në moshën 7 vjeç, ka provuar dhe vazhduar me shijen e heroinës. Mënyra e marrjes së heroinës bazohet pikërisht në injektimin e saj nëpërmjet shiringave.

Dhe këtu lind një problem tjetër ai i shiringave të përdorura. Shiringa të cilat bëhen rrezik publik për të gjithë. Kjo pasi sot vendet ku injektohet droga janë edhe shumë pranë banesave, ku mundet të luajnë fëmijë. Teorikisht rreziku i infektimit ekziston, pasi në gjilpërën ndodhet një sasi e vogël gjaku i cili mundet të transmetohet jo vetëm tek fëmijët por edhe tek personat e tjerë, si pastrueset, doktoreshat, etj. Pra rreziku është prezent për të gjithë, tregon për Shekullin Arjan Boci specialist i shëndetit publik.

Por njëkohësisht me të është edhe Dritan Kamani, koordinator mjekësor në qendrën Stop AIDS, i cili thekson: Droga ka qenë prezente në Shqipëri, është sot dhe do të jetë gjithmonë. Sot nuk flasim më për një histori të marrë nga televizioni, por sot flasim për diçka të cilën mundet ta prekësh vetë. Është një problem që i prek të gjithë dhe që ka nevojë trajtimi. Sëbashku me Dritanin Shekulli vizitoj edhe disa prej pikave ku marrin drrogë të rinjtë. Në to arritëm të takonim edhe dy djem, G.B i cili është 26 vjeç dhe T.P që është 21 vjeç, të cilët janë përdorues të rregullt të heroinës.

Foletë e injektimit dhe rreziku i përhapjes së sëmundjeve

Në Tiranë ndodhen plot 28 pika të ndryshme ku mundet të gjesh shiringa të përdorura nga përdoruesit, letra varaku, çakmak të hedhur, por jo vetëm kaq, edhe fletushka, shiringa të pastra, pambuk të pastër dhe mjete të tjera të nevojshme për përdoruesit, në mënyrë që të mos marrin ndonjë infeksion nga shiringa e papastra. Në këto Fole ndohen edhe përdoruesit e drogës. Përdorues droge me injeksion apo me letër varaku, pore dhe forma të tjera. Nuk janë larg qendrave të banimit, madje janë shumë pran tyre disa prej tyre janë në afërsi të vendit ku mund të luajnë fëmijët, apo ku pastron një pastruese.

Ku qëndron rreziku? Këtë na e sqaron Arjani: Këto vende janë të përhapur në Tiranë. Në to qëndrojnë përdorues të drogave. Mundet ta pranojmë që në këto zona ka një rrezikshmëri të përhapjes së sëmundjeve të ndryshme si Sida, Hepatiti B apo Hepatiti C. Kjo pasi shiringa pas përdorimit mbart një sasi të vogël të gjakut, e cila mundet të përmbaj ndonjë sëmundje. Kjo sëmundje mundet të transmetohet tek fëmijët që kapin shiringën, tek pastrueset apo tek policët që vëzhgojnë zonën.

Për shembull në teori thuhet se në vende të hapura virusi HIV, nuk mundet të jetoj. Por në momentin që ajo është në shiringë brenda saj, ky virus mundet të jetoj deri në katër javë si aktiv. Kështu që nëse këto shiringa nuk mblidhen atëherë, mundet të ketë një rrezik për të tjerët. Në njërën nga këto fole gjetëm edhe G.B.-në me T.P-në. G.B-ja e kishte tepër të thjeshtë të kuptonte se kush shiringë ishte e freskët dhe se kush nuk ishte e fresket. Po ta shohësh kjo këtu është e freskët, tregon ai. Ka pak gjak në fillim të shiringash. Ngjyra është e ndezur ndaj dhe kjo tregon se është e freskët, por nëse shpohesh padashur me këtë shiringë, atëherë mundet ët marrësh një infeksion apo sëmundje të transmetueshme.

Po shtohen rastet e Hepatitit C

Transmetimi i sëmndujve nga një përdorues në tjetrin me anë të shiringës, është diçka që mundet të ndodhi në çdo moment. Për këtë një përdorues duhet të përdor një shiringë unike, të pastër, por edhe mjetet e tjera duhet të jenë të pastra, si pambukur, alkooli, llastiku që lidh krahun, etj. Për të shmangur çdo lloj sëmdundieje, tregon Arjani.

Sot në bazë të shifrave duhet thënë se asnjë përdorues droge, nuk është i infektuar me virusin HIV/AIDS. Dhe kjo është diçka pozitive për vendin tonë, por në vitet e fundit është shtuar një problem tepër serioz. Ai i shtimit të rasteve të të sëmurëve me Hepatit C. Hepatiti C, është një sëmundje kronike e mushkrive, e cila në Shqipëri ndryshe nga Sida, nuk ka kura. Ndaj këta të sëmurë nuk mundet të përfitojnë një trajtim shëndetësor si në rastet e atyre që janë të sëmurë me virusin HIV. Ku qëndron problemi këtu? Është fakti që po shtohen së tepërmi rastet e të prekurve nga këto sëmundje.

Por jo vetëm kaq por edhe sëmundje të tjera të cilat shkaktohen nga pakujdesia. G.B. na tregon: Unë kam psur shumë sëmurë këmbën. Vuaja nga gangrena në këmbën e majtë dhe të djatht, për shkak se njëri nga damarët e këmbës, më kishte plasur. Por nga mos mjekimi i këmbës, filloj të më përhapej gangrena. Këmba më ishte holluar jashtë mase shumë saqë mishi dukej sikur ishte zhdukur. Kjo sëmundje e cila më vinte si rjedhoj e përdorimit të shiringave të papastra, filloj të përmisohej, vetëm në momentin që mora disa trajtime mjekësore cilësore dhe nuk tentova të drogohesha më në këmbë. Ende sot e kësaj dite, këmba ime ka gangrenë, por të paktën është rikthyer disi në normalitet.

Përdorues të çfarëdoshëm

Shpesh jemi të friksuar nga përdoruesit e drogave, pro a duhet të kemi frik prej tyre dhe kush janë ata? Këta përdorues mundet ti gjesh kudo. Edhe në vendin tënd të punës dhe stereotipi i krijuar në Shqipëri, që një person që është përdorues dorge normalisht është i abandonuar nga familja apo ka probleme të tjera sociale, është e gabuar. Kjo pasi ata i përkasin shtresave më të ndryshme. Sigurisht ata që kanë probleme sociale janë më të prirur drejt përdorimit të drogave, por jo detyrimisht.

Sipas studimeve tona është se nga droga janë të rrezikuar të gjithë. Si ai me të ardhura të mira ekonomike ashtu edhe ata që vijnë nga shtresa të ulta të shoqërisë, tregon Dritani. Mëpas atyre skenarëve që gulonin në mëndjen e personave, të cilët thonin ki kujdes nga pijet se të hedhin ndonjë drog dhe bëesh vartës, Arjani shpjegon paksa problemin e vartësisë: Nuk mundet të bëhesh i varur nga droga me një herë. Mundet ta përdorësh edhe 3-4 herë por prap nuk mundet të bëhesh i varur ndaj saj. Por gradualisht fillon të rritet toleranca e trupit ndaj drogës. Kur kjo ritet atëherë rritet edhe përdorimi i drogave.

Gjithashtu edhe G.B. na tregon dicka në lidhje me rrethin e tij shoqëror: Ata janë të shumtë. Njësoj si unë edhe ata janë përdorues të rregullt të drogës. Disa prej tyre kanë probleme të ndryshme ën trup, si opër shembull kanë një dorë të sëmurë rënd, pasi i ka plasur ndonjë damar, apo edhe persona që kalojnë në overdozë. Vetëm dy javë më parë një shok i imi i fëmijërisë, kaloj në overdozë dhe ndërhyrja ime në bazë të atyre çka kam mësuar i mundësoj që të shpëtonte. Unë mora një cop dhe e laga, mëpas i fërkova trupin me këtë copë të lagur dhe e fërkoja në trup. Por në moment që këto taktika nuk janë të efektshme, atëherë duhet ujë me sodë buke. Por jo vetëm kaq edhe familjarë të ndryshëm të cilët në prani të familjes, zgjedhin të drogohen në ambientet e shtëpisë në sy të fëmive të tjerë. Arjani na tregon edhe një foto të një prindi i cili merr dozën e tij të heroinës në sy të fëmisë i cili është

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›