E Diel, 1 Nëntor 2026

Dashuria kineze për japonezët përjetësohet në WC-të e hotelit

Që Kina dhe Japonia nuk kanë ndonjë dashuri të madhe për njëra-tjetrën, kjo nuk është gjë e re. Dhuna e vazhdueshme mbi kinezët gjatë pushtimit japonez është e shkruar nëpër të gjitha librat e historisë.

Por një sipërmarrës kinez ka zgjedhur një mënyrë alternative për të përjetësuar këtë urrejtje ndaj ushtarëve japonezë. Ai e ka pajisur hotelin e vet në Harbin, në verilindje të Kinës, me WC meshkujsh që u ngjajnë kokave të ushtarëve japonezë.

Fotoja është postuar nga klientët e hotelit në Weibo, një rrjet social kinez i ngjashëm me Twiter. Ata tashmë mund të hakmerren ndaj ushtarëve japonezë që i presin në banjo me gojë hapur.   / G.N.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›