Plani Urbanistik, Pekini do mbështesë financiarisht projektet
19/03/2012 Ndihma për ndërtimin infrastrukturës e administrimit urban.
Pranvera Kola
Tirana siguron mbështetjen financiare të Pekinit në realizimin e projekteve strategjike, që do të nxisin zhvillimin ekonomik të vendit. Administrimi urban, ndërtimi i infrastrukturës, veçanërisht zgjerimi i bulevardit e tramvaji si dhe shkëmbimet tregtare do të jenë urat lidhëse të bashkëpunimit ndërmjet kompanive të biznesit në të dy vendet. Konkretizimi i kësaj ndihme është konfirmuar gjatë takimit që kryebashkiaku Lulëzim Basha ka zhvilluar dje me kreun e Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Kinës, njëherësh dhe sekretar i parë i Partisë për Pekinin, zotin Liu Çi, bashkë me delegacionin që e shoqëronte, në përbërje të tij ishte edhe nënkryetari Bashkisë së Pekinit, përgjegjës për transportin, ekonominë dhe tregtinë etj. Duke iu referuar lehtësive të ndërmarra për subjektet e biznesit Basha i ka ftuar kompanitë kineze që të investojnë në Tiranë në kuadër të zhvillimeve që parashtron plani i ri urbanistik, i cili do të jetë gati në muajin maj. Gjatë takimit Basha e ka njohur delegacionin kinez me prioritet e tij për ta bërë Tiranën një qytet të zhvilluar për të rritur punësimin dhe përmirësuar cilësinë e jetës, duke rikonfirmuar edhe lehtësitë që ka krijuar për biznesin që nga reduktimi i taksave e tarifave e deri te krijimi i sportelit të vetëm për lejet dhe licencat. Ndërkohë është premtuar se do të bashkëpunohet më tej edhe me qeverinë për të krijuar të gjitha lehtësitë e nevojshme për biznesin kinez që dëshiron të investojë në Tiranë. Duke e konsideruar Tiranën një mundësi të mirë investimi Basha ka pohuar se ekspertët më të mirë të urbanistikës shqiptare janë drejt përfundimit të planit urbanistik, i cili do t’i hapë udhë zbatimit të shumë projekteve për rindërtimin e infrastrukturës. Një ndër to është edhe zgjerimi i bulevardit, rehabilitimi i lumit të Tiranës, për të cilat po shkon drejt mbylljes konkursi për projektin fitues. Qytetet kineze kanë një eksperiencë të madhe me çmime botërore në fushën e gjelbërimit dhe zhvillimit urban, eksperiencë e cila sipas Bashës është e mirëpritur edhe në tiranë.
Një tjetër fushë ku do të shtrihet bashkëpunimi është edhe zhvillimi i botës universitare. Kryebashkiaku bëri të ditur se Tirana është qendra më e madhe universitare në Shqipëri, e cila së shpejti do të ketë 100 mijë studentë. Projekti për të ndërtuar një park teknologjik, ku ndihma e Bashkisë së Pekinit do të jetë shumë e mirëpritur, është dhe mundësia më e mirë për t’u ardhur në ndihmë këtyre të rinjve që të vënë në jetë dijet e tyre. Zyrtari i lartë kinez tha se mes Tiranës dhe Pekinit ka mundësi të mëdha për të bashkëpunuar në fushën ekonomike dhe tregtare. Ai u angazhua për të inkurajuar kompanitë kineze që të shfrytëzojnë potencialet që ofron vendi ynë. Ai nënvizoi se do të shqyrtohen të gjitha projektet e zhvillimit të parashtruara duke konsideruar mundësitë e financimit të tyre.
Sipër fotos
Një mundësi e mirë për të promovuar potencialet që ofron Shqipëria do të jetë edhe vizita që do të zhvillojnë në Shqipëri në muajin maj një grup prej 100 kompanish kineze.
Ndihma
“Ne e dimë se ju, zoti Basha, që në nisje të punës suaj në Bashkinë e Tiranës i keni kushtuar një rëndësi të veçantë përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve. Ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë financiarisht në administrimin urban dhe përmirësimin e infrastrukturës, pasi Pekini ka një eksperiencë të madhe në këtë fushë dhe bashkëpunimi do të jetë mjaft i rëndësishëm”, - ka deklaruar zyrtari i lartë kinez gjatë takimit me Bashën.
Projektet
Pala kineze do të ofrojë kontributin financiar për projektet e planit të ri urbanistik që kanë të bëjnë me zgjerimin e bulevardit deri te stacioni i trenit e përgjatë lumit të Tiranës, rehabilitimin e sheshit “Skënderbej”, krijimin e parkimeve, ndërtimin e unazës së madhe, krijimin e hapësirave të gjelbra, sistemimin e infrastrukturës së rrugëve, sistemimin e linjave urbane e interurbane së bashku me ndërtimin e tramvajit për transportin publik.