E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e kushteve të higjienës

19/03/2012  Mbyllen aktivitet për 4 subjekte, 7 të tjera në rrezik

Probleme me shitjen e produkteve ushqimore

Kushtet e dobëta higjienike ndëshkojnë me gjobë e vendime për mbyllje dhjetëra subjekte të prodhimit e shitjes së produkteve ushqimore. Gjatë muajit të shkuar Autoriteti Rajonal Shëndetësor ka monitoruar mbi 1700 subjekte, por ndërkohë nën vëzhgim kanë qenë edhe shkollat, çerdhet, kopshtet etj., ku për shkeljet e konstatuara janë vendosur 45 gjoba. Për 4 subjekte është vendosur mbyllje përfundimtare dhe për 7 të tjera është kërkuar mbyllje provizore deri në përmirësimin e detyrave të lëna, që kanë të bëjnë me papastërtitë e mungesën e higjienës së konstatuar në vendet e shitjes e prodhimit të ushqimeve. "Në lidhje me kushtet higjienosanitare të subjekteve të ndryshme rezulton se janë realizuar rreth 1700 kontrolle. Këto kontrolle në shumicën e rasteve janë në drejtim të subjekteve që tregtojnë produkte ushqimore. Janë lënë rreth 431 procesverbale nga ana e inspektorëve në lidhje me subjektet ushqimore", - ka deklaruar drejtoresha e ASHR-së Liliana Ramasaço. Problemeve të shumta me higjienën janë konstatuar edhe në shkolla, kopshte e çerdhe, për të cilat është lënë një afat përmirësimi, në të kundërt do të kërkohet mbyllja e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›