E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarmi japonez rrezatimi 10 mije here me i larte

Situata në Fukushima rëndohet 2 javë pas tërmetit dhe cunamit vrasës. Autoritetet kanë urdhëruar evakuim të menjëhershëm të të gjithë punëtorëve të reaktorit dy, pasi nivelet e rrezatimit aty janë alarmante. Bëhet fjalë për nivele dhjetë milion herë më të lartë se normat e lejuara të sigurisë të zbuluara në ujin për ftohjen e reaktorëve.

Dyshimet janë që uji ka arritur të prekë kështu bërthamën radioaktive, por ende nuk është specifikuar saktë pika e rrjedhjes. Sipas agjencisë së Kombeve të Bashkuara një situatë e tillë mund të vazhdojë për muaj të tërë. E ndërsa rritet alarmi për kërcënimin radioaktiv në të njëjtën kohë ngadalësohen ritmet për të ndalur katastrofën. Është pezulluar për momentin puna për vënien në punë të pompave elektrike ndërsa kompania Tepko që menaxhon centralin e Fukushimës përballet tani vec të tjerash dhe me një lumë kritikash për reagimin ndaj katastrofës. 
Sipas zëdhënësit qeveritar Jukio Dano gjatë ditëve të kaluara kompania ka humbur kohë duke ndërmarrë një sërë hapash false. Alarmi bërthamor nuk kursën as zonën detare përballë Fukushimës ku prezenca e jodit 131 ishtë 1850 herë më e lartë se kufijtë e parashikuar me ligj.
Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›