E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012 Shqiperia pretendente

Shqiperia u ngjit dje ne vendin e trete ne Grupin D. Kuqezinjte takimin e radhes do ta luajne ne Bosnje-Hercegovine me 7 qershor te 2011-es

Me golin qe shenoi ndaj Bjellorusise Hamdi Salihi jo vetem qe i dha fitoren taneve por edhe rindezi endrren per kualifikim ne Evropianin qe do te mbahet ne 2012-en ne Ukraine dhe Poloni. Skuadra e drejtuar nga Josip Kuzhe ne nderkombetarin Qemal Stafa triumfoi dje ne njerin prej ndeshje me te rendesishme te grupit D. Themi keshtu pasi me tre piket e reja Shqiperia shkoi ne kuoten e tete pikeve sa ka dhe Bjellorusia qe qendron ne vend te dyte per shkak golaverazhit duke marre edhe vendin e trete. Pas pese ndeshjeve skuadra jone kombetare ka arritur qe te marre vetem kater pike me pak se Franca qe mban vendin e pare ne grup.

Formacioni

Josip Kuzhe me formacionin qe rreshtoi u duk qarte se hoqi dore nga loja mbrojtese pasi rrezikoi gjithcka per gjithcka perballe Bjellorusise. Trajneri i ekipit perfaqesues deklaroi ne konferencen per shtyp se ndeshja ndaj ish-sovjetikeve eshte nje shans i mire per te marre pike dhe per te luftuar me pas per vendin e dyte nderkohe ai ka bere te ditur edhe formacionin duke hedhur ne fushe Ujkanin Lilen Canen Telin Vangjelin Lalen Bulkun Skelen Agollin Salihin dhe Bogdanin.

Kronika

Ajo e mbremshmja ishte nje fitore e bukur e arritur nga nje ndeshje e interpretuar ne menyre te shkelqyer nga djemte e Josip Kuzhese ne nje 90 minutesh ku kuqezinjte goditen dy here shtyllen horizontalen me Lorik Canen ne pjesen e pae dhe pingulen me Salihin ne te dyten.

Qe ne minutat e para u pa qarte se tanet kerkonin qe te merrnin gjithcka. Pas pese minutash loje Shqiperia arriti qe te fitonte dy goditje nga kendi radhazi Goditjen e pare e ekzekutoi Skela qe harkoi sferen ne zone sferen qe me pas u largua gabim nga mbrojtesit lindore. Keto te fundit I dhane nje asist Canes qe nga 11 metrat goditi mire por pa rezultat pasi topi u largua per se dyti nga portieri mik Veremko. Ky i fundit vetem nje minute me pas u kthye ne heroin e te tijve pasi arriti qe te ndalonte ne menyre spektakolare nje goditje nga jashte zone te Ervin Bulkut. Ish mesfushori i Tiranes perfitoi mjaft mire nga nje gabim i mbrojtjes lindore dhe leshoi nje silur qe vetem mbrojtesi ekstrem mundi te frenoje. Pas ketyre dy rasteve te pastra per shenim kuqezinjte nuk u vetekenaqen dhe vazhduan qe te shtynin perseri kundershtarin. Keshtu edhe nje here gjithcka nisi nga kembet e Ervin Skeles. Fantazisti vlonjat qe dje u aktivizua si mesfushori djathte I avancuar ne minuten e 16-te leshoi nje top brenda zones bjelloruse. Aty Hamdi Salihi u zgjat duke goditur topin qe u perplas te portieri kundershtar dhe u rikthye serish te sulmuesi i Rapidit te Vjenes qe pas realizoi gol me doke shtyre sferen me dore. Aty arbitri suedez nderhyri dhe ndeshkoi shkodranin me karton te verdhe. Nderkohe qe per te pare goditjen e pare ne porten Ujkanit shikuesit qe kishin ardhur nga Bjellorusia iu desh qe te prisnin plot 38 minuta loje. Pas ketij rasti Shqiperia u rizgjua dhe pas vetem 3 minutash rrezikoi perseri porten e Veremkos qe u shpetua vetem nga traversa Lorik Cana me nje super goditje nga vendi prej gati 25 metrash shtangu te gjithe. Keshtu me ate perle te Lorik Canes prania e tij ne qender te mbrojtjes i dha shume siguri Telit mesfushori shqiptare qe aktivizohet tek Gallatasarai dje ishte deciziv edhe ne fazen sulmuese kete aksion u mbyll edhe pjesa e pare. Me tej ne fraksionin e dyte te lojes Bjellorusia sikur reagoi paksa. Ne minuten e 48-lsquote sulmuesi Kislyak pati shansin qe te ndeshkonte tanet. Asisitin sulmuesit bjellorus ja dha vetem Ujkani qe me pas u shpetuar nga vete kundershtari qe goditi lart. Pas ketij Shansi kuqezinjte moren serish situaten ne kontroll dhe filluan qe te sulmonin. Duhet thene se krahu I majte ishte mjaft aktiv ne keto raste. Dyshja e perbera nga Vangjeli ne mbrojtje dhe Agolli ne mesfushe i hapen shume pune kundershtareve qe ne asnje moment nuk munden qe te neutralizonin mengjarashet kuqe zi. Nga ana tjeter ne krahun e djathte u pa nje situate krejt ndryshe. Lila qe para kishte Ervin Skelen vlonjati shpesh here futej ne qender rralle here mori pjese ne aksionet sulmuese. Sa I perket kronikes duhet thene se ne minuten e 50-te dhe ate te 51-te Ansi Agolli ne fillim harkoi nga e majta e sulmit per Salihin qe gjuajti me koke sferen nderkohe heren e dyte ish mesfushori i Tiranes provoi vete duke goditur fort nga distanca. Ne tentativen e dyte ndryshe nga e para ku Slaihi dergo jashte sferen ishte portieri mik qe dergoi sferen ne goditje nga kendi pasi e priti topin me kembe. Me tej pas 11 minutash me sakte ne te 62-lsquoen Erjon Bogdani shtyu topin me koke drejt zones bjelloruse aty heziton nje mbrojtes kundershtar dhe gjahtari i golit Hamdi Salihi perfitoi duke realizuar golin e pare te Shqiperise. Pasi gjeten golin e avantazhit tane tentuan serish dhe dhjete minuta me pas goditen serish shtyllen. Kesaj radhe ishte pikerisht Hamdi Salihi ai qe goditi shtyllen pas nje aksioni te bukur ku moren pjese edhe Bogdani me Skelen. Ne minuten e 75-lsquote Hamdi Salihi do te kthehej ne protagonistin e vetem te mbremjes pasi realizoi nje tjeter gol qe nuk mundi ti gezohej shume. Shkodrani realizoi me kohe por duke qene se ishte ne pozicion te qarte jashte loje beri qe tentative e tij te shkonte kot. Rasti i fundit qe pa si protagonist Salihin ishte ai I minutes se 82-te Klodian Duro ekzekutoi nje goditje kendi dhe Salihi beri ta paberen. Me porten bosh ai u shnderrua ne nje mbrojtes te Bjellorusise duke mos e shtyre topin ne rrjete pasi e kthye ate ne drejtimin e kundert. Pas ketij aksioni nuk u ndertua me asgje edhe pse kryesori dha tre minuta shtese qe i sherbyen Kuzheze per ti dhene kenaqesine e fundit heroit te takimit. Ne minuten e 92-lsquote kroati zevendesoi Salihin me Muzaken. Shkodrani la tapetin e blerte nen brohoritjet e tere tifozeve qe ishin dje ne Qemal Staf.

I dyti ne pese takime

Per here te fundit Shqiperia kishte fituar nje ndeshje nderkombetare kunder Luksemburgut. 1-0 me 7 nentor 2010. Me nje gol te Hamdi Salihit. Edhe triumfi I djeshem ai ndaj Bjellorusise po 1-0 26 mars 2011 mban firmen e te perhershmit Hamdi Salihi. Shkodrani eshte kthyer per ne ne bomberin e ketyre eliminatoreve me 2 golat qe ka shenuar. Ne tri ndeshjet e tjera te eliminatoreve Shqiperia kishte barazuar 1-1 me Rumanine ne Pietra Neamt gol i Gjergji Muzaka barazuan 1-1 me Bosnjen 8 tetor 2010 ne Qemal Stafa gol i Klodian Duros dhe kater dite me pas 12 tetor 2010 humbi me Bjellorusine 2-0 ne Minsk. Dje fituam kunder Bjellorusise qe nuk humbiste nga ana e saj prej tete ndeshjesh. E fundit ishte regjistruar ne nje takim miqesor kunder Suedise me 2 qershor te 2010-es.

Skeda

Shqiperi-Bjellorusi 1-0

Stadiumi Qemal Stafa Tirane

Shenues Salihi 62

Formacionet

Shqiperia Ujkani Lila Cana Teli Vangjeli Lala Agolli Bulku Skela 80 Duro Salihi 92 Muzaka Bogdani 74 Bakaj

Trajner Josip Kuzhe

Bjellorusia Veremko Kulchiy Martynovich Shitov Molosh Tigorev Omelyanchuk V. Hleb Krivets Putilo Kislyak.

Trajner Bernd Stange

Arbitrat Markus Strombergsson Magnus Sjoblom Daniel Vernmark nga Suedia

Kartone te verdhe Salihi Lala Cana/ Kulchiy Shitov Molash

Grupi D

Nd F. B. H Pike

1 Franca 5 4 0 1 12

2 Bjellorusia 5 2 2 1 8

3 Shqiperia 5 2 2 1 8

4 Bosnje-H. 4 2 1 1 7

5 Rumania 4 0 2 2 2

6 Luksemburgu 5 0 1 4 1

Altin Lala fitorja erdhi fale skuadres

Kapiteni Altin Lala i cili me aktivizimin ne fitoren 1-0 me Bjellorusine u be dhe lojtari me me shume ndeshje me Kombetaren 74 u shpreh pas ndeshjes Luajtem si nje skuader dhe e merituam fitoren. Mund te kishim shenuar me teper gola. E rendesishme eshte qe tifozet jane te kenaqur. Cdo gje eshte e mrekullueshme. Deshiroj te falenderoj edhe te gjithe tifozet. Ishte nje publik i mrekullueshem sot dje.

Salhi Jam i mrekulluar per tifozet

Hamdi Salihi deklaroi pas fitores 1-0 me Bjellorusine pikerisht me golin e tij se ndihet teper i lumtur. Jam i mrekulluar per tifozet dhe i falenderoj te gjithe. Kjo tregon se jemi nje komb. Jemi nje Shqiperi dhe jemi gjithmone bashke. Goli me i bukur i jete Eumlshte goli me i rendesishem imi. Falenderoj Zotin dhe tifozet per gjithcka ata bene.

Bogdani Bjelloruseve nuk i kishte shenuar as Franca

Sulmuesi Erjon Bogdani edhe pse nuk mundi te shenoje ne fitoren kunder Bjellorusise 1-0 u shpreh i lumtur per suksesin qe korren kuqezinjte. Luajtem te gjithe shume mire. E merituam fitoren. Kishim perballe nje kundershtar te veshtire te cilit nuk i kishte shenuar as Franca dhe as Rumania. Ne i shenuam gol dhe kishim edhe dhjete raste te pastra. Fituam me merite dhe luajtem shume mire.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›