Dyndje ne Lampeduza foshnja vjen ne jete ne det

Trazirat në Afrikë dhe vendet arabe shkaktojnë situatë të jashtëzakonshme në Lampeduza. Mbi 1200 emigrantë janë regjistruar në vetëm 24 orë ndërsa mes tyre ka qenë dhe një grua që solli në jetë fëmijën e saj në ujrat ndërkombëtare. Një tjetër humbi fëmijën e saj pasi nuk arriti të dërgohej në kohë në spital megjithë ndërhyrjen e forcave të policisë italine me helikopter.
Pjesa më e madhe e refugjatëve ishin burra por mes tyre u regjistruan 80 gra e 12 fëmijë. 284 persona me origjinë nga Libia u devijuan në ishullin e Linosas ndërsa në kanalin e Sicilisë është dhene alarmi për barka të mbingarkuara me refugjatë . Të ikur nga vende në krizë e të përfshira nga trazirat, për mijëra emigrantë kalvari i vuajtjeve nuk mbetet pas në vendet e tyre. Për shkak të mbipopullimit furnizimi me ujë të pijshëm dhe ushqim mbetet i vështirë dhe në Lampeduza.
Delina Bitraku