E Shtunë, 31 Tetor 2026

Melburn Fetel i jep shuplaken e pare rivaleve

Fetel ishte me i shpejte me rreth 8 te dhjetat se Hamilton. Ferrari shokohet sheh para njevendeshet Red Bull dhe McLaren

Koha qe regjistroi dje ishte nje shuplake e rende per rivalet. Sebastian Fetel me Pole position qe mori ne provat zyrtare te Cmimit te Madh te Australise edhe pse ende nuk eshte mbajtur asnje gare hodhi poshte tere hamendesite e rivaleve qe flisnin per nje ekuiliber midis njevendesheve qe do te konkurojne per titullin kampion. Kanacja e tij dha nje kohe te papare 123529. Keshtu Feteli garoi dje ne provat zyrtare rreth 8 te dhjetat me shpjet se ndjekesi me i afert qe ishte Ljuis Hamilton McLaren 124307. Nderkohe pas tyre do te shohim edhe nje tjeter duel Red Bull ndash McLaren pasi nga vendi i trete dhe i katert do te nisen respektivisht Mark Veber 124395 dhe Xhenson Baten 124779.

Shokohet Alonso dhe Ferrari

Nga ajo paraqitje e Sebastian Fetelit eshte shokuar Ferando Alonso. Me njevendeshen Ferrari spanjolli ishte dje rreth 1445 sekonde me i ngadalte se gjermani. Nderkohe me keq tek Ferrari beri dje Felipe Masa. Piloti i dyte i kokekuqes dha dje kohen e tete me te mire 125559. Sot para brazilianit qe ishte rreth dy sekonda me i ngadalte se Feteli i doli para Petrov dhe Rosberg nderkohe qe ne radhen e peste do te nisen Kobajashi dhe Buemi.

I pameshirshem

Sa i perket Ferrarit duhet thene se tekniket dhe pilotet e kokekuqes kane qene dje te vetmit qe kane mbetur te zhgenjyer nga perfundimi i provave zyrtare qe u mbajten ne Albert Park. Fernando Alonso pa veten pas njevendesheve Red Bull dhe McLaren. Tanime spanjollit do ti duhet qe te jape maksimumin qe te pakten sot te marre nje vend pod. Ajo cka e shqeteson me shume skuderine italiane eshte fakti se kampioni i botes ne fuqi ne Formula 1 ka arritur qe ti shkaterroje te tere me nje lehtesi te paimagjinusheme. Themi keshtu pasi Sebastian Feteli gjate xhiros se shpejte nuk perdori as KERS-in sitemi qe grumbullon energjine gjate frenimeve dhe me pas e leshon ate sipas deshires se piloteve. Perse nuk e perdora Nuk ishte mbushur plot ndash beri dje shaka Sebastiani -. Edhe une u habita paksa per arritjet qe kemi bere.

Pas gares

Alonso I shqetesuar nga disniveli

Disa ore pasi perfundoi i pesti ne provat zyrtare te Australise Fernando Alonso theksoi se ende asgje nuk eshte e humbur ndersa u shpreh optimist per rezultatin qe mund te arrije ne garen e neserme.

Nuk jemi te kenaqur me diferencen qe kishim me vendin e pare te renditjes por duke pasur parasysh qe kjo ishte vetem gara e pare e sezonit mund te pranohet kjo nisje e cila na krijon shanse reale per tu ngjitur ne podium - deklaroi Alonso pothuajse nje sekonde e gjysme me i ngadalte se Fetel. E dime se si eshte kjo gare dhe ketu gjeja kryesore eshte te mberrijme deri ne finish. Ne vitin 2009 perfundova ne vendin e katert pasi u nisa pas vendit te dhjete. Neser na presin 58 xhiro dhe e dime qe pika jone e forte eshte besueshmeria. Shpresojme te marrim 100 te potencialit tone.

Hamilton Jam i kenaqur me vendin e dyte

Ndryshe nga Alonso piloti i McLaren Mercedes ishte shume i kenaqur me vendin e tij te dyte. Inxhinieret kane qene fantastike pasi arriten te pergatisnin nje makine kaq te mire brenda kaq pak kohe. Ata jane treguar kurajoze dhe profesionalisht te shkelqyer ndersa kane punuar 24 ore ne 24 deri sa arritem ne kete pike - pohoi Hamiltoni.

Fetel E rendesishme eshte te mbyllim garen

Nga ana e tij piloti qe do te niset nga pole-position diten e sotme Sebastian Fetel permbajti entuziazmin e krijuar pas paraqitjes se tij. Kemi arsye te jemi te kenaqur me kete arritje por nuk kam fituar ende asnje pike. Eumlshte e rendesishme qe te perserisim veten ne diten e gares.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›