Alarmi, kamikazët mund të “mbushin” gjoksin me eksplozivë

Rritja e përmasave të gjoksit me silikon, tashmë është një trend në mbarë botën. Por, kjo është kthyer edhe në një rrezik potencial për aktet terroriste, pasi në vend të silikonit, kamikazet femra duket se mbushin gjoksin me lëndë plasëse.
Agjencitë e inteligjencës kundër terrorit kanë dhënë alarmin, pasi aeroportet ndërkombëtare mund të kërcënohen nga taktikat e reja e të padëgjuara të grupit terrorist Al Kaeda. Specialistët kanë folur mbi mënyrën e re dhe të sofistikuar që terroristët mund të përdorin për të goditur aviacionin civil, ku me anë të një operacioni plastik, bëhet e mundur vendosja e lëndës plasëse në mbushjet artificiale që përdoren për zmadhimin e gjoksit./Indeksonline/