E Diel, 1 Nëntor 2026

Në shtator nisin kërkimet për të pagjeturit shqiptarë në Serbi

Në pikën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Sfircë të Medvegjës, pritet të bëhen kërkime për eshtrat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Beogradi ka lejuar që në fillim të shtatorit të nisin hulumtimet për të vërtetuar dyshimet për varrezë masive. Si raporton Kohavisioni, kreu i Komisionit qeveritar për të pagjeturit, Prenk Gjetaj thotë se dyshimet e tyre janë vërtetuar pasi janë paraqitur edhe dëshmitarë shtesë, të cilët zotohen se gjatë kohë së luftës kanë parë policinë dhe ushtrinë serbe të kenë varrosur në këtë fshat shqiptarët e vrarë në Kosovë. Tetori do të sjellë ekskavatorët edhe një herë në rajonin e Rashkës, në Rudnicë. Gjeta thotë se brenda vitit do të mbyllet çështja e Rashkës, për të cilën është i bindur se mund të gjenden më shumë se 200 trupa të shqiptarëve të vrarë. Nisjet e punimeve në Rashkë i ka konfirmuar edhe EULEX-i.

Kosova do të kërkojë që të hapën edhe varrezat e Batajnicës, të mbyllura më 2006, pasi nga atje u kthyen 836 trupa të të vrarëve nga Kosova. Ekzistojnë dyshimet se në ato varreza mund të ketë ende mbetje mortore të shqiptarëve, dyshime këto që bazohen në keqidentifikimet e bëra në atë kohë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›