E Diel, 1 Nëntor 2026

“Bota sot” tërhiqet nga AGPK-ja

Kryeredaktori i gazetës “Bota sot” Bajrush Morina ka lajmëruar se gazeta që ai drejton është tërhequr nga Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës. Në kumtesën që ai u ka drejtuar mediave, akuzon këtë asociacion që është në shërbim të pushtetit dhe partisë në pushtet

“Pas kërcënimit të pranuar nga Forumi i të Rinjve Muslimanë në adresën elektronike të redaksisë së gazetës “Bota sot” dhe pas reagimit të shpejtë e profesional të Policisë së Kosovës, ndërkaq pas heshtjes së pakuptueshme të Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, dhe mosreagimit as edhe me një fjalë të këtij asociacioni, Redaksia e gazetës “Bota sot” tërhiqet nga anëtarësia e AGPK-së dhe këtë OJQ nuk e konisderon si organizatë për mbrojtjen e gazetarëve të Kosovës por një “kulub” të grupeve të caktuara të interesit politik me dominim nga partia në pushtet, PDK-ja”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Bajrush Morina./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›