E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagos veten me thikë nga frika e gruas

Frika nga gruaja, ka çuar bashkëshortin të sajojë një histori grabitjeje, pasi kishte humbur në bixhoz 3 mijë euro kursime. Bëhet fjalë për Myslim Domin, 27 vjeç nga Tirana, menaxher i një kompanie shitblerjesh, i cili për ta bërë që të duket sa më e vërtetë "grabitja" i ka ngulur vetes një thikë, në shenjë gjoja rezistence përball grabitësve që donin t’ia merrnin paratë.

27-vjeçari ka marrë paratë e kursyera, dhe është futur në një kazino, me shpresën se, do të shtonte shumën. Por, e kundërta ka rezultuar pasi ia i humbi paratë. Kjo ka çuar 27-vjeçarin në sajimin e grabitjes. Domi është marrë në pyetje nga Policia e Tranës, ku u mësua versioni i saktë i grabitjes. Çifti kishte dy vjet martesë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›