E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarmi, karburanti ndot brigjet e Vlorës



VLORË- Një sasi nafte është parë dje në ujërat e Vlorës, kryesisht në afërsi të portit detar. Sipas punonjësve të portit, kjo sasi nafte, që ka pushtuar bregdetin, ka ardhur nga zona e Karaburunit, ku një anije po kryente punimet për riparimin e saj. Era e fortë dhe deti i trazuar këtë sasi nafte të derdhur në det e ka sjellë në brigjet e Vlorës. Nuk është hera e parë që anije të ndryshme derdhin naftë në det dhe pikërisht në Gjirin e Vlorës. Ekologjistët kanë dhënë me kohë alarmin, duke sqaruar se nafta në det përpos të tjerash dëmton shumë edhe gjallesat. Të dyja kalatat e Portit të Vlorës dje reflektonin nga nafta. Deri në orët e vona të mbrëmjes nuk ka pasur asnjë reagim nga autoritetet portuale apo nga organizata mjedisore.

Reshjet bllokojnë përkohësisht aksin Fushë-Arrës - Kukës

KUKËS - Reshjet e shiut, që ranë mbrëmjen e së martës deri në mëngjesin e djeshëm, kanë shkaktuar vështirësi në disa prej akseve rrugore të rrethit të Kukësit.
Shtresat e akullit, të krijuara nga reshjet e shiut të orëve të para të mëngjesit, kanë vështirësuar kalimin në aksin kryesor rrugor Morin-Kukës-Qafë Shlllak, si dhe në akset Kukës-Shishtavec e Kukës-Krumë. Nga drejtoria rajonale e rrugëve të këtij rrethi mësohet se edhe pse po punohet pa ndërprerje për hedhjen e kripës e skorjeve me tre kamionë, paralajmërohet që drejtuesit e automjeteve të vendosin zinxhirë për qarkullim.
Për të evituar aksidentet janë shtuar postblloqet e policisë rrugore në akset kryesore rrugore, të cilat jo vetëm nuk lejojnë lëvizjen e mjeteve pa zinxhirë, por kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë. Burimet nga Shërbimi Meteorologjik i Ushtrisë pohojnë se gjatë ditës së sotme do të nisë një përmirësim i lehtë i kushteve atmosferike, sidomos në zonat verilindore. “Ditën e premte, vendi ynë parashikohet që të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme, ulje temperaturash, ku më e larta pritet të jetë deri në 12 gradë Celsius”, - shprehen meteorologët.

TEMPERATURAT SOT

Tiranë 9 dhe 14
Shkodër 5 dhe 9
Durrës 10 dhe 12
Lezhë 6 dhe 10
Kuçovë 10 dhe 15
Gjirokastër 6 dhe 13
Peshkopi - 4 dhe 1
Kukës - 5 dhe 2
Korçë -1 dhe 7
Vlorë 9 dhe 15
Sarandë 6 dhe 12

15 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›