“Rikthehen” vullnetarët!

Bashkia e qytetit ka hartuar një program që synon pastrimin e qytetit.
Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, i pranishëm në këtë fushatë sensibilizuese për një qytet të pastër, ka deklaruar se “Bashkia e Elbasanit me këtë fushatë po rikthen traditën e rreth 30 viteve me parë, me qëllimin e vetëm që qytetarët të jenë pjesëmarrës aktive në mbajtjen pastër dhe ruajtjen e vlerave të qytetit”.
Në mbështetje të këtij projekti, i cili parashikohet të kryhet çdo fundjavë, Bashkia e Elbasanit ka gjetur përkrahje edhe nga OJF-të që ushtrojnë aktivitet në Elbasan. “Traditat janë tradita dhe duhen t'i ripërtërijmë, janë tradita që kërkojnë riorganizim dhe shpresoj se komuniteti i qytetit do të na përkrahë në këtë iniciativë, pasi bëhet fjalë për një higjienë dhe një mjedis më të pastër në qytetin tonë”, deklaroi ai./Start/
2011-12-04 16:48