Takimi, të mërkurën pritet të nisë puna në minierën e Bulqizës
BULQIZË- Të mërkurën pritet të rinisë puna në minierën e Bulqizës. Vendimi nuk është marrë akoma, po parashikohet të përcaktohet gjatë takimit të sotëm mes përfaqësuesve të RISHM-it, ministrisë së ekonomisë, minatorëve dhe firmës ACR.
Takimi po zhvillohet në Bulqizë, pas inspektimeve të ekspertëve të RISHM-it në galeritë e dëmtuara nga shpërthimi ku humbi jetën një person dhe u plagosën 9 të tjerë.
Pritet që pas vendimit, minatorëve ti rikthehen punës në nivelin 12, 13, 14 dhe 15, ndërsa nuk do të nisë puna në nivelin 16.
(m.a/News24/BalkanWeb)