E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbetet e bllokuar rruga e Currilave në Durrës, shkak shembjet e dherave

Rruga e Currilave në Durrës vazhdon të jetë e bllokuar nga rënia e një sasie mjaft të madhe dherash. Rrëshqitjet që kanë ndodhur në këtë zonë gjatë muajit të fundit kanë bërë që njëri aks i rrugës të bllokohet plotësisht, ndërkohë që lëvizja e mjeteve në këtë

zonë kryhet me vështirësi. Sipas kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako institucioni që ai drejton do ti kërkojë këshillit bashkiak miratimin e një fondi pasi vetë bashkia nuk ka mundësi financiare për të ndërhyrë në riparimin e rrugës. "I jemi drejtuar dhe subjekteve private që operojnë në atë aks rruge dhe ata nuk na janë përgjigjur. Është detyrim ligjor i këshillit bashkiak që të mblidhen një herë në muaj, ka kaluar gjysma e muajit dhe nuk është mbledhur, ne presim në ditët në vazhdim mbledhjen e radhës. Ne do të paraqesim projekt-vendimin tonë, për të prekur këtë fond të emergjencës që ne kemi për ta vënë në funksion të pastrimit të kësaj rruge", thotë Vangjush Dako, kryetar i Bashkisë së Durrësit. Zona e Currilave është mjaft e frekuentuar edhe gjatë dimrit, ndërkohë që në pritje të nisjes së sezonit turistik, bllokimi i rrugës penalizon më së shumti bizneset që ndodhen në këtë zonë.

Last Updated on E Merkure, 19 Maj 2010 20:52

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›