E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarmi per bombe, avionet, tre ore ne ajer ne pritje te uljes

TIRANE - Alarmi per bombe mesditen e djeshme ka vene ne veshtiresi dhe avionet, qe ishin parashikuar te uleshin ne pisten e Rinasit. Burime nga policia e kryeqytetit, si dhe nga shoqeria qe menaxhon aeroportin “Nene Tereza”, kane bere te ditur pasditen e djeshme se nuk ka pasur asnje problem me uljen e avioneve. “Avionet kane gjithmone karburant rezerve dhe mund te rrine ne ajer, duke fluturuar per nje kohe te caktuar. Me pas mund te ndryshojne destinacion”, ishte shpjegimi i dhene per gazeten, nga zyrtare te Policise se Tiranes, te komisariatit te Rinasit. Burimet kane saktesuar dje se kane qene disa fluturime qe jane shtyre, si shkak i alarmit per bombe, si dhe disa fluturime te tjera nuk jane lejuar te uleshin. Kjo ka sjelle dhe pak konfuzion te pasagjeret, te cilet nuk e kishin kuptuar per ate qe po ndodhte ne toke. Ankthi me i madh ka qene per qytetaret qe ndodheshin ne ambientet e jashtme te aeroportit, pasi kishin marre vesh per lajmin dhe prisnin me padurim se cfare do te ndodhte.

Per te shpjeguar situaten e krijuar diten e djeshme ka reaguar dhe TIA, kompania qe menaxhon porten hyrese shqiptare. “Aeroporti Nderkombetar i Tiranes operon ne kushte te plota sigurie”, thane dje zyrtaret e TIA-s. Si pasoje e marrjes se masave te sigurise, pati vonesa te pa konsiderueshme ne operimin e fluturimeve ne aeroport, shtuan ato. “Kontrollet e imtesishme te strukturave kompetente, qe u ndermoren ne te gjitha mjediset e aeroportit, konkluduan se nuk kishte asnje element real kercenimi. Marrja e ketyre masave te menjehershme sigurie, u mirekuptua nga te gjithe pasagjeret qe ndodheshin ne terminal dhe bashkepunimi qytetar lehtesoi punen e organeve te sigurise. Si pasoje e zbatimit te ketyre masave, u reflektuan disa vonesa te paperfillshme ne operimin e fluturimeve ne aeroport. Aeroporti Nderkombetar i Tiranes njofton se eshte ne sherbim te pasagjereve dhe kompanive te fluturimit me te gjitha kapacitetet e veta operuese”, thane zyrtaret e kompanise qe drejton aeroportin e Rinasit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›