Reforma, hapet sherri per pragun
Perplasja mes partive politike per reformen zgjedhore pritet te arrije kulmin ne mbledhjen e se henes se komisionit. Kete dite, anetaret kane percaktuar qe te ndryshojne ato pika te kodit zgjedhor, qe kane te bejne me regjistrimin e partive politike ne zgjedhje, koalicionet apo kandidatet ne lista. Cka do te preke dhe pragun elektoral, me te cilin partite do te mund te hyjne ne parlament. Publikisht deri me sot forcat e medha politike, PD-PS, jane shprehur pro rritjes se pragut elektoral, duke qene se kete here e imponon dhe sistemi i ri zgjedhor. Pa dhene pergjigje konkrete ne shifra se sa mund te rritet pragu, forcat e medha kane dhene tashme mbeshtetjen e tyre per rritje me shume se 2.5% sa eshte aktualisht.
Debati
Komisioni i posacem per reformen zgjedhore zhvilloi dje me dyer te mbyllura mbledhjen e radhes. Mes debateve e diskutimeve, shumica vendosi qe te miratoje metodologjine e punes se komisionit. Mbledhja e djeshme preku vetem disa nene te Kodit Zgjedhor, qe kane te bejne me procedura teknike te zgjedhjeve. “Patem diskutime te karakterit teknik. Nuk mund te thuhet se ka pasur mosperputhje te medha ndermjet pjesemarresve, te pakten deri tani”, u shpreh njeri prej bashkekryetareve te komisionit, Fatmir Xhafaj. Ai theksoi se komisioni ra dakord qe te mos kete arnime te kodit, por nje ligj te ri zgjedhor, qe do te mundesoje qe zgjedhjet e ardhshme te jene te lira e te ndershme, sipas standardeve te kerkuara evropiane. “Miratuam pjesen e pare te kodit, qe ka te beje me parimet e pergjithshme, me perkufizimet, me votimin dhe me caktimin e vezhguesve dhe te drejtat dhe detyrat e tyre”, vijoi Xhafa, procedura keto qe nuk shkaktojne debate ne komisione. Sherri mes partive, pritet te zhvillohet ne mbledhjet e ardhshme, ku do te diskutohet jo vetem per pragun elektoral, por dhe per pjesemarrjen e caktimin e komisionereve ne komisionet zgjedhore.
Afati
Ndonese te vone ne kohe, perfaqesuesit e forcave politike vazhdojne te premtojne se do te permiresojne Kodin Zgjedhor brenda ketij sesioni parlamentar te Kuvendit. Ne me pak se 20 dite, anetaret e komisionit te posacem te reformes zgjedhore, shprehen se Kodi i ri Zgjedhor do te jete gati brenda muajit korrik. Por, deri me sot, ky komision ka mundur te nderhyje vetem ne pak nene. Anetaret nuk kane prekur ende apo diskutuar mbi nene delikate, si pragu elektoral, perberja e komisioneve zgjedhore apo se cfare do te behet me Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Po keshtu, nuk eshte diskutuar per procesin e ankimimit te rezultatit te zgjedhjeve, menyrat e votimit apo kandidatet. Komisioni per reformen zgjedhore u ngrit dhe nje vit me pare me shume buje, por per 12 muaj nuk arriti t’i ndryshoje as edhe nje presje Kodit Zgjedhor. Pune qe kete here forcat politike premtojne se do ta realizojne brenda 20 diteve. Per nje vit te tere, partite politike debatuan dhe ngecen ne nje pike te vetme, caktimin e sistemit zgjedhor. Si pasoje e bllokimit te komisionit te reformes, ceshtja e sistemit u zgjidh me ndryshime ne Kushtetuten e vendit, qe u votua me konsensus te plote mes PD-PS. Partite e medha politike miratuan qe sistemi i ri zgjedhor te jete ai proporcional rajonal. Rozeta Rapushi