E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarmi, zjarre prane karburanteve

Zjarret nuk njohin fund, madje rrezikojne edhe jetet e banoreve prane pikave te gazit apo karburanteve. Kercenimi me i fundit ka ardhur ne lagjen "Sheq i madh" ne Fier, ku per kater ore, zjarrfikesit e qytetit te ndihmuar nga ata te Ballshit, Patosit, por edhe te kompanise se naftes "Albpetrol", kane shuar nje vater zjarri, qe perpiu 12 ha toke dhe per pak sa nuk hodhi ne ere, piken e gazit prane lagjes se banuar. Ne Gjirokaster drejtuesit e repartit zjarrfikes, paralajmerojne qe te behet kujdes me zjarret afer depozitave te karburanteve, si ai me cisternat e naftes se ARMO-s. Vatra zjarri ka pasur dje edhe ne Puke, Gjirokaster dhe Elbasan.

Fier

Rreth ores 22:00 policia dhe zjarrfikesit, jane njoftuar per nje vater zjarri ne nje are qe kishte qene e mbjelle me grure. Duket se pakujdesia e personave, qe kane tentuar djegien e kashtes, ka kushtuar shume shtrenjte pasi vatra eshte perhapur shpejt dhe ne drejtim te pikes se gazit, prane Unazes se re te qytetit. Burime nga vendi i ngjarjes, treguan se si shkak i terrenit te mbuluar me bar te thate e me shkurre, flaket jane perhapur me shpejtesi. Rreth 12 ha ka qene siperfaqja e demtuar, ndersa per te fikur zjarrin jane dashur perforcime nga repartet e Ballshit dhe te Patosit, ndersa ne fund mberriti edhe nje zjarrfikese e kompanise "Albpetrol". Rreth ores 02:00 te mengjesit situata eshte vene nen kontroll dhe per fat te mire flaket nuk preken piken e gazit, shperthimi i te ciles mund te kishte sjelle nje tragjedi te vertete. Policia tha se zjarri dyshohet te kete qene i qellimshem dhe per kete shkak nisen hetimet, duke shoqeruar dhe pyetur disa persona.

Gjirokaster

Zjarrfikesit e Gjirokastres kane kerkuar dje, nga subjektet qe merren me depozitimin dhe tregtimin e karburanteve, qe te tregohen te kujdesshem ne lidhje me shmangien e vatrave te zjarrit. "Aktualisht ne qytetin e Gjirokastres dhe rrethinat e saj ushtrojne veprimtarine e tyre nje sere subjektesh te karburanteve, c'ka ben qe edhe numri i depozitave te naftes apo karburanteve te tjera te jete i konsiderueshem", thone inspektoret zjarrfikes. Gjate diteve te fundit ne siperfaqet kullosore, prane disa subjekteve depozituese te karburanteve, jane shfaqur vatra zjarri problematike. "Gjate diteve te fundit si shkak i zjarreve te rena ne kullota, cisternat e karburanteve jane kercenuar te perfshihen nga flaket, por eshte shmangur tragjedia e mundshme", thote Lefter Qirici, shef i sherbimit zjarrfikes ne Gjirokastres. Shqetesim kane qene depozitat e naftes se shoqerise "ARMO" prane Mashkullores, pasi kodra ku jane vendosur eshte perfshire disa here nga zjarri. Problem mbeten edhe karburantet anash rrugeve kombetare.

Xh. Beharaj/B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›