E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret shkrumbojne kullotat e Sopotit

Zjarre masive kane perfshire kullotat ne malin e Sopotit ne Gjirokaster diten e djeshme. Zjarret te cilat vereheshin edhe me sy te lire jane shfaqur ne oret e para te mengjesit per te vazhduar gjate gjithe dites se hene. Sipas burimeve nga Ndermarrja Pyjore, zjarret e rena ne malin e Sopotit, nuk kane shkaktuar deme ne fondin pyjor, pasi ato kane pershkruar vetem kullotat malore te cilat kane mundesi riperteritje gjate stines se vjeshtes. Nderkohe per shkak te terrenit te thyer dhe malore, efektivat zjarrfikes dhe inspektoret e pyjeve e kane te pamundur per te nderhyre per shuarjen e zjarreve ne malin e Sopotit. Gjate diteve te fundit, kryesisht ne siperfaqet pyjore, ne rrethin e Gjirokastres jane shenuar rreth 15 vatra zjarresh. Policia lokale ndaloi perpara disa ditesh ne nje zone pyjore ne rrethin e Permetit, nje bari pasi zjarri i vendosur prej tij ne nje siperfaqe kullosore, rrezikoi te shkrumbonte nje masiv me pisha.

B. K.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›