Alarmi, zyrat e Gjendjes Civile ne Gjirokaster pa certifikata
GJIROKASTER - Tashme ne zyrat e Gjendjes Civile ne Gjirokaster nuk ka me asnje certifikate dhe kjo ka krijuar veshtiresi te medha te qytetaret. Burimet nga zyra e Gjendjes Civile ne Gjirokaster thane se me certifikatat e marra ne komuna u be e mundur zgjidhja e kerkesave me emergjente te disa qytetareve, por jo problemet e te gjitheve. Duke qene se edhe komunat kane mangesi ne certifikata, zyra e Gjendjes Civile ne Gjirokaster ka dhene alarmin, duke kerkuar nderhyrjen e menjehershme te Ministrise se Brendshme. Kerkesa e zyres se Gjendjes Civile ne Gjirokaster perpara 15 ditesh, drejtuar Prefektures e mandej Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile ne Tirane, ende nuk eshte realizuar. Duke humbur shpresen te drejtoria e Gjendjes Civile qe e ka per detyre te pajise me certifikata zyrat vartese te saj, kryebashkiaku i Gjirokastres, Flamur Bime, u eshte drejtuar per ndihme bashkive te Jugut. Ai u ka kerkuar bashkive homologe certifikata per te perballuar fluksin e kerkesave te shumta te qytetareve, sidomos ne periudhen e fundvitit, kur vijne me mijera emigrante prane shtepive te tyre per festa dhe me kete rast pajisen me pasaporta dhe dokumente te tjera te vlefshme.
19 Dhjetor 2007