Ndalohet 53-vjeçari, vuri tritolin ne banesen e ish-gruas
VLORE – Pas me shume se 36 oresh policia arriti te ndaloje shtetasin Ahmet Laze, i cili dyshohet te jete autori i vendosjes se nje sasie eksplozivi ne banesen e ish-bashkeshortes se tij ne qytetin e Vlores. Burime zyrtare te policise thane dje se masa e ndalimit, iu komunikua Lazes, dje pak ore pas shoqerimit te tij ne mjediset e paraburgimit te komisariatit te Vlores. Sipas burimeve, 53-vjeçari u kap nje dite me pare, ne mjediset e portit te Durresit, gjate kohes qe tentonte te largohej drejt Italise, ku jetonte e punonte prej vitesh. 53-vjeçari Ahmet Laze dyshohet te jete autor i vendosjes dy dite me pare te nje sasie eksplozivi ne deren e baneses se shtetases Anxhela Myrtaj, ne qytetin e Vlores. Si pasoje e shperthimit u regjistruan deme materiale ne banesen e Myrtajt dhe disa te tjera ne pallat. Pas ketij akti, 53-vjeçari u nis per ne portin e Durresit, me synim per te udhetuar drejt vendit fqinj, por u kap gjate kohes qe do te hipte ne nje nga tragetet e linjes me Barin. Ai u transportua gjate oreve te nates, ku pas perfundimit te hetimeve paraprake, iu komunikua masa e ndalimit. Pak ore pas shperthimit, e demtuara deklaroi per policine se autor i ketij akti, ishte ish-bashkeshorti i saj, i cili e kishte kercenuar disa here. Myrtaj jeton ne Vlore bashke me dy vajzat e saj dhe nenen.
19 Dhjetor 2007