Tre te plagosur, perplaset treni me makinen
SHKODER - Tre persona mbeten te plagosur rende si pasoje e nje aksidenti, kur treni i mallrave goditi nje autoveture, qe po kalonte mbi shina ne fshatin Shtoj te rrethit te Shkodres. Burime nga policia e Shkodres thane se "treni i mallrave, i cili vinte nga Bajza drejt Shkodres, ka goditur nje autoveture me targa SH 06 63 C, e drejtuar nga shtetasi Lulash Majaci". Si pasoje, jane plagosur tre shtetas, drejtuesi i mjetit, Majaci dhe dy pasagjere, te cilet jane ne gjendje te rende per jeten ne spitalin civil te qytetit te Shkodres. Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe policia, te cilet po punojne per zbardhjen e aksidentit te rende.
19 Dhjetor 2007