E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet shtepia e anglezit, si dhe mjet tip “Benz”.

ELBASAN - Ndersa vjedhjet e banesave dhe makinave jane shtuar ne qytetin e Elbasanit, ketij fenomeni nuk i ka shpetuar edhe nje shtetas anglez qe kishte marre nje banese me qira ne kete qytet. Sipas burimeve zyrtare te policise behet e ditur se Nikolas Wakeley, nje shtetas britanik me qendrim te perkohshem ne vendin tone, ka bere kallezimin ne polici per vjedhjen e baneses se tij”. Menjehere ne vendin e ngjarjes eshte derguar grupi hetimor, ku ka konstatuar se persona ende te paidentifikuar, pasi kane kaluar murin rrethues te baneses private, jane futur ne bodrum e me pas kane shqyer nje derrase te dyshemese se dhomes ne lagjen “5 Maji”. Me pas jane futur brenda dhe kane vjedhur kater karta bankare, te cilat ky shtetas i kishte lene ne nje portofol, vendosur ne dollapin e rrobave si dhe nje aparat incizimi vlera e te cilave llogaritet ne rreth 15 000 leke. Nga ana e policise po punohet per dokumentimin e plote te ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoreve. Nderkaq rasti i dyte i vjedhjes ka ndodhur ne oret e vona te mbremjes se djeshme. Ne komisariatin e policise eshte paraqitur shtetasi Franc Gjika, 22 vjeç, ne lagjen “Qemal Stafa”, i cili ka deklaruar se persona ende te paidentifikuar i kane vjedhur automjetin e tij tip “Benz” me targe te huaj AA 001 DD, automjet te cilin ky shtetas e kishte lene te parkuar perpara baneses se tij.

19 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›