E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarmohet Kuman: Kujdes kundërsulmin e Shqipërisë

Hungaria dhe trajneri i saj, Ervin Kuman, i druhen kundërsulmit
të Shqipërisë. Këtë e ka bërë të ditur dje vetë trajneri
holandez i kundërshtarëve të Shqipërisë më 11 tetor, i cili
paralajmëron të tijtë të jenë të kujdesshëm nga strategjia e
trajnerit të kuqezinjve Ari Han. "Ndaj Shqipërisë duhet t‘i ruhemi
kundërsulmit", nënvizon Kuman, i cili pranon se Hungaria
vuan për sulmues, pasi ka grumbulluar vetëm dy të tillë për dy
takimet eliminatore të grupit 1 për Botërorin 2010. Megjithatë,
trajneri i hungarezëve nuk e konsideron se një gjë e tillë do
të jetë problem, pasi beson se lojtarët që ka do të arrijnë të
përmbushin objektin e kërkuar: "Kampionati hungarez nuk
është në nivelin që të mund të mbështetem për eliminatoret.
Për golin nuk do të jenë vetëm dy sulmuesit, por janë edhe
lojtarë nga mesi i fushës, kam parë se shënojnë edhe Zoltan
Gera, Sabolç Husti dhe Tamash Hajnali", - e përfundon Kuman
prononcimin e tij në prag të ndeshjeve ndaj Shqipërisë dhe
Maltës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›