Rama: Berisha i lidhur me mafian

"Mediat nxorrën në dritë fakte që lidhin Berishën më të gjitha të zezat e rajonit tonë dhe të bëjnë të kuptosh se veprimtaria e paligjshme paska qenë që në javën e parë të pushtetit të tij", u shpreh Rama.
Sipas shefit socialist, grabitja e fondeve publike në rrugën Durrës-Kukës, shpërthimi i Gërdecit, aktiviteti i paligjshëm ekonomik janë prova të aksionit e misionit qeverisës së Berishës.
"Personi i arrestuar në Bosnjë ka regjistruar disa kompani me klanin kryeministror dhe ka kryer bashkë me njerëz të Berishës operacione të paligjshme", u shpreh Rama.
Kryesocialisti deklaroi se as grabitja e fondeve as punishtja e armëve nuk janë të shkëputura nga një skenar i kapjes së shtetit që ka si tutor kryeministrit.
"Gjurmët e nxjerra në dritë nga shtypi flasin qartë për një qeveri të orkestruar nga interesat e botës së paligjshme dhe cojne për momentin drejt Lulzim Berishës. Pyetja që ngre unë sot është se kur do të thirret para drejtësisë, ministri Basha", u shpreh Rama.
Shefi socialist i kërkoi Prokurorisë që të hetojë thellësitë e kanaleve që ligjin 'marifetciun" e klaneve në Bosnjë me kryeministrin.