Partizani, thellohet kriza e kuqe
Java e gjashtë e Kategorisë
Superiore konfirmon krizën
e Partizanit. Në të vërtetë,
problemet brenda të kuqve nuk
ishin të fshehura: mjafton të kujtosh
kërkesën për dorëheqje të
trajnerit Hasan Lika vetëm shtatë
ditë më parë. Por, tashmë situata
ka dalë jashtë kontrollit dhe për
të kthyer gjërat në favor nevojitet
më shumë se një mrekulli. Me
humbjen 1-0 të regjistruar të
shtunën në fushën e Flamurtarit,
nënkampionët e sezonit të kaluar
renditen në vendin e fundit në
klasifikim. Në gjashtë ndeshje
(540 minuta të luajtura), ata
kanë grumbulluar vetëm katër
pikë, po aq sa Bylisi, e vetëm
falë golavarazhit qëndrojnë në
vendin e 11-të. Një fitore, një
barazim dhe katër humbje janë
të patolerueshme, të paktën për
emrin e këtij klubi, që në këtë
sezon më shumë se asnjëherë
tjetër rrezikohet të mos mbijetojë
mes skuadrave elitare në vend.
Në historinë 62-vjeçare, Partizani
ka luajtur vetëm një herë në
kategoritë inferiore, gjatë sezonit
1999-2000.
Ndeshja fillon pa shumë emocione
dhe sinjali i parë i rrezikshëm
vjen nga vendasit me
Brajkoviç, i cili nuk arrin të dërgojë
në rrjetë një harkim të Veliut.
Partizani tenton kundërsulmet,
por taktika e Likës nuk ka asnjë
efekt përpara rreshtimit të mirë
që Slavko Kovaçiç i ka bërë bregdetarëve.
Në minutën e 30-të vjen
edhe episodi që vendos shifrat
finale të sfidës: Ardit Shehaj frenohet
me një ndërhyrje të ashpër
në zonë nga Hallaçi dhe gjyqtari
Lorenc Jemini drejton dorën nga
pika e penalltisë. Ekzekutimi
merret përsipër nga kroati Mate
Brajkoviç, që mes protestave të
stolit të kuq, e dërgon topin në
rrjetë, duke zhbllokuar rezultatin.
Edhe në fraksionin e dytë të lojës
vendasit janë shfaqur më superiorë
në fushë, por Partizani nuk
është dorëzuar në asnjë moment
dhe ka kërkuar golin e barazimit.
Shpresat e kryeqytetasve u shuan
në dhjetë minutat e fundit të takimit,
të cilat duhet theksuar se
janë luajtur mes tensionit. Në të
83-tën mbrojtësi i të kuqve, Tafaj,
është larguar nga fusha me karton
të kuq, ndërsa katër minuta
pas tij "bilbili" Jemini ka dërguar
në dush përpara kohe edhe Luan
Pinarin për protesta. Të besuarit
e Likës e mbyllin ndeshjen me
nëntë lojtarë dhe pa forcë për
t‘u larguar nga Vlora të paktën
me një barazim: rezultat që i
"fundos" në fund të tabelës. Në
anën tjetër, Flamurtari renditet
mes gjashtë skuadrave të para, e
distancuar me vetëm dy pikë nga
Vllaznia e vendit të dytë.
Superiore konfirmon krizën
e Partizanit. Në të vërtetë,
problemet brenda të kuqve nuk
ishin të fshehura: mjafton të kujtosh
kërkesën për dorëheqje të
trajnerit Hasan Lika vetëm shtatë
ditë më parë. Por, tashmë situata
ka dalë jashtë kontrollit dhe për
të kthyer gjërat në favor nevojitet
më shumë se një mrekulli. Me
humbjen 1-0 të regjistruar të
shtunën në fushën e Flamurtarit,
nënkampionët e sezonit të kaluar
renditen në vendin e fundit në
klasifikim. Në gjashtë ndeshje
(540 minuta të luajtura), ata
kanë grumbulluar vetëm katër
pikë, po aq sa Bylisi, e vetëm
falë golavarazhit qëndrojnë në
vendin e 11-të. Një fitore, një
barazim dhe katër humbje janë
të patolerueshme, të paktën për
emrin e këtij klubi, që në këtë
sezon më shumë se asnjëherë
tjetër rrezikohet të mos mbijetojë
mes skuadrave elitare në vend.
Në historinë 62-vjeçare, Partizani
ka luajtur vetëm një herë në
kategoritë inferiore, gjatë sezonit
1999-2000.
Ndeshja fillon pa shumë emocione
dhe sinjali i parë i rrezikshëm
vjen nga vendasit me
Brajkoviç, i cili nuk arrin të dërgojë
në rrjetë një harkim të Veliut.
Partizani tenton kundërsulmet,
por taktika e Likës nuk ka asnjë
efekt përpara rreshtimit të mirë
që Slavko Kovaçiç i ka bërë bregdetarëve.
Në minutën e 30-të vjen
edhe episodi që vendos shifrat
finale të sfidës: Ardit Shehaj frenohet
me një ndërhyrje të ashpër
në zonë nga Hallaçi dhe gjyqtari
Lorenc Jemini drejton dorën nga
pika e penalltisë. Ekzekutimi
merret përsipër nga kroati Mate
Brajkoviç, që mes protestave të
stolit të kuq, e dërgon topin në
rrjetë, duke zhbllokuar rezultatin.
Edhe në fraksionin e dytë të lojës
vendasit janë shfaqur më superiorë
në fushë, por Partizani nuk
është dorëzuar në asnjë moment
dhe ka kërkuar golin e barazimit.
Shpresat e kryeqytetasve u shuan
në dhjetë minutat e fundit të takimit,
të cilat duhet theksuar se
janë luajtur mes tensionit. Në të
83-tën mbrojtësi i të kuqve, Tafaj,
është larguar nga fusha me karton
të kuq, ndërsa katër minuta
pas tij "bilbili" Jemini ka dërguar
në dush përpara kohe edhe Luan
Pinarin për protesta. Të besuarit
e Likës e mbyllin ndeshjen me
nëntë lojtarë dhe pa forcë për
t‘u larguar nga Vlora të paktën
me një barazim: rezultat që i
"fundos" në fund të tabelës. Në
anën tjetër, Flamurtari renditet
mes gjashtë skuadrave të para, e
distancuar me vetëm dy pikë nga
Vllaznia e vendit të dytë.