Bylykbashi, gol me Krivbas, Bunjaku "hat trick" në Gjermani
Dorian Bylykbashi vazhdon të tregojë formë të mirë në kampionatin
ukrainas. 13 ditë pas rrjetës që realizoi në portën
e Tavarija Smiferopol, fantazisti elbasanas ka shënuar përsëri,
këtë radhë në portën e Lviv. Kandidati për një fanellë kuqezi
hapi serinë e golave në fi toren 2-0 që Krivbas Krivji Rig arriti në
shtëpi, duke ekzekutuar saktësisht një penallti të akorduar në
minutën e 49-të të takimit. Rezultati fi nal i ndeshje u vendos
nga autogoli i lojtarit të Lvivit, Galçuk, vetëm nëntë minuta
më vonë. Dje në aksion në Vyscha Liga ishin edhe Armend
Dallku e Debatik Curri: skuadra e tyre Vorskla Poltava barazoi
pa gola në fushën e Karpati Lviv. Ndërkohë, Albert Bunjaku
është shndërruar në heroin e Rot Vais Erfurt në Bundesligën III
gjermane. Sulmuesi kosovar shënoi tre gola në fi toren 4-1 që
ekipi i tij arriti përballë Unterhashing. Fushës së lojës i është
rikthyer edhe sulmuesi Edmond Kapllani, i cili u aktivizua për
dhjetë minuta (si zëvendësues i Kenedit) në sfi dën ku Karlsruhe
fi toi 2-1 me Arminian.