Conte: Mund ta shkruajmë historinë
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, beson se ekipi i tij mund të shkruajë historinë këtë sezon për të fituar titullin e tretë radhazi, pas barazimit në derbin e Italisë ndaj Interit.
Icardi është lojtar shumë i mirë dhe kur ai e sheh Juventusin, ai sheh edhe gola, por ne treguam se Juventusi është vështirë për tu mposhtur dhe se nuk vdes lehtë.
Seria A është synimi jonë real dhe ne mund të arrijmë diçka historike këtë sezon. E pash ekipin tim të luajë shumë mirë në një fushë shumë të vështirë, ka thënë Conte.
Ai shtoi se kurrë nuk do të bënte rotacione në ndeshjet ndaj Interit, por ka paralajmëruar se do të ketë hapësirë edhe për lojtarë si Fernando Llorente.