Alba: Nuk kam më bukurinë e dikurshme (FOTO)
E vlersuar unanimisht si një prej aktoreve më të pashme dhe tërheqëse të Hollivudit,Jessica Alba nuk ndan të njëjtin vlersim mbi fizikun e saj.
32-vjeçarja, në një intervistë për revistën Womens Health, pranoi: Kam probleme me celulitin, me ruajtjen e linjave apo me dhjamin e barkut. Më duhet ta pranoj, nuk kam më trupin e një 14-vjeçareje.
Sipas Jessicas, e cila pavarësisht kritikave për veten u duk tepër tërheqëse në pushimet e saj të fundit me bashkëshortin Cash Warren në Karaibe, është e rëndësishme që çdokush të ketë një vizion të përshtatshëm për veten sepse sa më joreal të jetë objektivi, aq më e vështirë është të jesh i lumtur.
Megjithatë, pavarësisht modestisë të theksuar të aktores, mbetet fakt se trupi i saj mbetet i shkëlqyer, duke pasur parasysh që është nënë e dy fëmijëve. P.K


