E Diel, 1 Nëntor 2026

Mamaja e Armina Mevlanit: Lidhja e vajzës me Shkëlzen Berishën ka pikësynim jetëgjatësinë dhe martesën

arminaMimoza Mevlani është një koreografe  dhe artiste njohur. Ajo është gjithashtu edhe nëna e Armina Mevlanit, vajzës së njohur të ekranit, që kohët e fundit është bërë objekt lajmi në lidhje me historinë  e saj të dashurisë me Shkëlzen Berishën, djalin e Kryeministrit në ikje Sali Berisha.

Gjatë një interviste të shkurtër në gazetën Dita, Mimoza ka arritur të transmetojë tërthorazi qëndrimin e saj në raport me lidhjen e shumëpërfolur të së bijës.

Mimoza Mevlani ka lënë të nënkuptohet se  e konsideron si një lidhje  dashurore  që ka si pikësynim jetëgjatësinë dhe martesën duke vijuar më pas komnsolidimin e saj ndër vite.

Duke treguar për adoleshencën e Arminës ajo rrëfen : Fatmirësisht në  rrethin familjar ku ajo është rritur ka pasur gjithmonë  ngrohtësi, dashuri, përkujdesje për gjithçka dhe ky është thelbi dhe sekreti për ti dhënë  një adoleshenteje fëmijëri te mbushur me kujtime të bukura. Sot e gjithë kjo e kaluar i ka dhën Arminës një natyrë të qetë, të vetëpërmbajtur  dhe të gëzuar.

Për sa i përket historive të dashurisë së vajzës ajo komenton se : Fjala dashuri  është një fajlë shumë  e madhe dhe zë një vend shumë të rëndësishm në jetë. Historia e  dashurisë fillon me familjen dhe më tej në rrugëtimin  esaj bëhet shumë fisnike. Nuk pëlqej të komentoj  më shumë. Në këtë rast parapëlqej dhe respektoj dashurinë  me dimension të gjerë, është shprehur ajo.

Ndërkohë dje, gruaja akoma e ligjshme e Shkëlzenit Sadija, shkruante në Facebook.

 Ajo grua  që ndjek turmën zakonisht është e destinuar të mos shkojë  dot më larg se vetë turma. Gruaja që ecën e vetme ka shumë gjasa që ta gjejë veten  në vende që askush  nuk i ka shkelur më parë.

Duket se  Sadija është duke ecur vërtet e vetme , por e kthjellët se po ndjek rrugën e  saj./A.XH

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›