Rusi, lutje hajdutëve për kthimin e medaljes së bronxit

Klubi i basketbollit Khimki në Rusi ka kërkuar nga vjedhësit që ta kthejnë medaljen e bronxtë olimpike, të cilën e ka fituar lojtari i këtij klubi në Olimpiadën e Londrës, në përbërje të seleksionit basketbollistik të Rusisë.
Vitalij Fridzon, basketbollist me gjatësi 196 centimetra, ka shpallur dje se në banesën e tij në Khimki, afër Moskës, kanë hyrë hajdutët dhe kanë vjedhur gjëra të shtrenjta, përfshirë edhe medaljen e bronxtë olimpike nga Londra.
Në faqen në Internet të klubit shkruan: “Ju lutemi ta ktheni medaljen, të cilën Vitalij e ka fituar me punë të vështirë për shumë vite, ndërsa për ju ajo është vetëm mjet për të fituar para”.
Lidhur me këtë vjedhje po zhvillohen hetime.