Isli Hidi, më 2 qershor te Alki

Mediat qipriote shkruanin sot se portieri i Kombëtares, shqiptare Isli Hidi, mund të konsiderohet një lojtar i Alkit. Sipas portalit qipriot, go2.com.cy, ish-gardianit të Tiranës i është propozuar një kontratë 1 vjecare me opsion shtyrje edhe për një vit. Po sipas kësaj faqeje, portieri i Krivbasit në Ukrainë, pritet të mbërrijë, më 2 ose 3 qershor për të firmosur zyrtarisht kontratën.