Alban Hajdinaj e Driant Zeneli ne Prage me Shqiperine e talenteve
Festivali i pervitshem i artit bashkekohor Tina B do te celet sot ne Prage me pjesemarrjen e artisteve nga vende te ndryshme te botes. Ekspozitat e tyre do te qendrojne te hapura deri me 24 tetor kohe kur do te perfundoje edhe festivali qe pret gjini te ndryshme sic jane mediumet e reja si artin e dritave video art performanca te ndryshme etj. Tema kryesore e ekspozites eshte Zgjidhje dhe evolucion. Sipas kesaj teme kerkohen zgjidhje dhe kalime te reja ne artin bashkekohor per kete arsye syte e artisteve do te drejtohen drejt se ardhmes. A mundet nje artist te hedhe drite mbi problemet e reja te shekullit qe jetojme apo te siguroje edhe zgjidhje per to Kuratoret e festivalit vijne gjithashtu nga vende te ndryshme te tilla si Italia Polonia Spanja Turqia etj. Nuk do te mungojne ne kete festival te artit bashkekohor ne Prage edhe dy artiste te rinj shqiptare Alban Hajdinaj e Driant Zeneli. Se bashku do te paraqiten me video instilacionin e quajtur Vendi i papritur. Stereotipat nuk i pershtaten Shqiperise. Ne kujdesin kuratorial te italianit Daniele Capra ata do te ekspozojne realizimin e tyre ne Teatrin Kombetar te Prages. Artistet shqiptare sjellin ne vemendje se si kuratore te ndryshem mjaft shpesh shohin ne menyre ideologjike dhe kritike dimensionet e nje vepre pare ne kendveshtrimin shoqeror apo politik te saj. Per me teper eshte absolutisht e gabuar qe te mendohet se artistet e vendeve ne zhvillim jane me teper te interesuar ndaj analizave te procese politike e sociale. Videoja e Alban Hajdinajt dhe Driant Zenelit deshmon se Shqiperia eshte larg idese se nje vendi ekzotik qe zgjon kureshtjen e te huajve. Shqiperia eshte nje komb me artiste te rinj te talentuar te cilet jane ende per tu zbuluar.