E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alban Jusufi në provë te Vllaznia

VLLAZNIA- Kosovari Alban Jusufi është lojtari i radhës që po provohet te skuadra e Mirel Josës. Mesfushori (menaxhohet nga Mario Cenolli) ka luajtur më parë me Goteborgun në Suedi dhe me Sansavino në Serinë C1. Prova e parë për të do të jetë në ndeshjen miqësore që Vllaznia do të luajë kundër Velecikut ditën e shtunë. Në provë vazhdon të jetë edhe mesfushori serb Vukashin Ristic i ka të pakta shanset për të veshur fanellën e Vllaznisë. Telenovela e dy futbollistët hungarezë që priteshin të testoheshin pranë skuadrës së Vllaznisë përfundoi.
Albania Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›