E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat Hyseni: “Cana, idhulli im”

TIRANA- Kosovari Berat Hyseni, blerja e re e Tiranës shprehet i kënaqur që ka zgjedhur Tiranën. Mesfushori pranoi për "Sportin Shqiptar", se kishte një ngjashmëri me Lorik Canën. "Ngjaj dhe mburrem, se dhe ai është kosovar, kështu që e kam idhull për nga lojtarët e Kosovës", - u shpreh ish-lojtari i Flamurtarit të Prishtinës, i cili më parë ka luajtur edhe me Kosovën. 21-vjecari nënshkroi një kontratë 18 mujore, me të drejtë largimi nëse ka oferta nga klube jashtë Shqipërisë. Të dielën Tirana do të luajë një ndeshje tjetër miqësore.
Albania Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›