Rezarta i kthehet çmendurive me Gjimin në Pub para Mirit
Mesa duket Jetmiri po thyen atë tabune e mashkullit lab të vrazhdë dhe xheloz. Edhe pse brenda shtëpisë së “Big Brother” kërkuan ta provokojnë me fotot që paparaci ynë i kishte realizuar teksa Rezi kërcente në pozicione provokuese me Gjimin, Jetmiri nuk e prishi fare terezinë. Jo vetëm kaq por në darkën ku ky i fundit kishte ftuar miqtë e tij në Vlorë, Rezarta dhe Gjimi vijuan të kërcejnë në të njëjtën mënyrë si për të treguar se lidhja e tyre është e fortë, po ashtu edhe besimi, kështu që një kërcim disi konfidencial nuk përbën problem për askënd.