Harbohet Bertina në Vlorë. Fotot në Pub dhe në plazh
redona sadiku
Fundjava e kaluar ka qenë mjaft e gjallë në qytetin bregdetar të Vlorës. Të gjithë admiruesit e jetës së natës dhe të plazhit, kanë mbajtur frymën aty për të kaluar dy ditë relaksi dhe zbavitjeje. Ndërkohë edhe personazhet e “Big Brother 3” kanë spikatur në turmën e të rinjve në lokalet e mbushura plot e për plot ku luhej muzikë e zgjedhur nga Dj të njohur. Jetmiri, fituesi i “Big Brother 3” ka ftuar disa nga të rinjtë me të cilët ai jetoi në shtëpinë më të vëzhguar në Shqipëri, aty ku ai arriti të rrëmbejë dhe çmimin e madh prej 100 milionë lekësh. Tani gjithçka për të është e bukur, gati gati si një ëndërr pasi arriti të fitojë paratë, sfidën me të cilën u përball duke luajtur sipas filozofisë “ose gjithçka ose asgjë”, dhe ia doli. Dhe ajo që nuk pritej ndodhi me Rezartën, vajzën shtatlartë nga Kosova me të cilën Miri krijoi një lidhje të shkurtër brenda shtëpisë por që jashtë të gjitha parashikimeve po vazhdon edhe jashtë. Siç tashmë e dimë, Jetmiri dhe Rezarta po bashkëjetojnë në shtëpinë e Jetmirit në Vlorë ndërkohë që përveç intimitetit të tyre, ata kanë menduar që të kenë pranë edhe miqtë e rinj të “Big Brother”. Fundjavën e kaluar të ftuar të Jetmirit në Vlorë ishin edhe Edi, Tatjana, Gjimi si dhe Bertina me Erjonin, një tjetër çifti ky i krijuar në shtëpinë e “Big Brother 3”. Grupit të të rinjve iu bashkua edhe Arjan Konomi, analisti i programit, me origjinë nga Vlora. Sipas informacioneve tona Bertina dhe Erjoni kaluan netët në hotelin buzë detit në Vlorë e cila është në pronësi të Arjanit. Duket se ditët jashtë shtëpisë së “Big Brother” kanë qenë ku e ku më interesante se ato brenda saj për vajzën 25-vjeçare ng Delvina. Tashmë ajo ka gjetur gjithë alegrinë, paqen dhe kënaqësinë që e demostroi shumë rrallë brenda në shtëpi. Gjatë netëve në pub0et e Vlorës ajo nuk i ka vënë fre vetes në asgjë por është zbavitur në maksimum. Interesante kanë qenë sidomos performanat e saj me Edin, një tjetër ish konkurent ky i “Big Brother 3” i cili shpërthen totalisht vetëm në një lokal nate nën rimet e muzikës. Edi është fotografuar nga paparaci ynë gjysmë i zhveshur teksa kërcente me Bertinën, ndërkohë që të tjerë ish konkurentë ishin prezent aty dhe nuk mungonte natyrisht Erjoni i cili dukej disi më i tërhequr ndaj atmosferës inkandashente që po zbaviste pa fund Bertinën duke e lënë mbase shpërthimin e tij në dhomën e gjumit. Të nesërmen, Jetmiri, Rezarta, Arjani Konomi, Erjoni, Bertina dhe miq të tjerë kanë shijuar plazhin e mrekullueshëm të Vlorës. Edhe këtu duket se Erjoni ka preferuar më shumë të luajë me letra me miqtë e tij sesa të lëvizë, ndërkohë që Bertina ka shfrytëzuar ambientin e mrekullueshëm për të bërë disa ushtrime fitnesi në rërë dhe më pas ka shijuar notin në det ku më së shumti është shoqëruar nga Rezarta. Duket se për të dy çiftet e “Big Brother 3” kjo do të jetë një verë e gjitha për t’u argëtuar meqenëse përveç Bertinës nuk kemi ndonjë informacion që ndonjëri prej tyre të jetë i angazhuar në ndonjë punë.