E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albania Fashion Week

Ka përfunduar java e modës në Tiranë, Albania Fashion Week. Në çdo natë (nga 7 në 11 nëntor) janë prezantuar katër sfilata të ndryshme, një stiliste shqiptare dhe tre të huaj.

Nata e parë e saj është çelur nga stilistja turke, Fevzije Camer, e cila prezantoi 66 veshje, të stileve të ndryshme. Shqipëria në këtë natë u përfaqësua nga stilistja, Jona Muçaj. Prezantim tjetër ishte dhe ai i stilistes ngaBosnje Hercegovina, ATA. Stilet e prezantuara ishin për të rinjtë.

Në natën e dytë të modës ka qënë Kadus, i cili ka hapur natën me një veshje të kombinuar leopardo - e zezë.

Hadd një tjetër stilist nga Bosnje Hercegovina, me ngjyrat e tij bardh e zi, u prezantua me teorinë: shumëllojshmëri modelesh, por një material të vetëm. Ai është prezantuar me 20 veshjenë tre materiale dhe vetëm në 2 ngjyra.

Më pas e kishte radhën stilistja shqiptare, Mimi Mejia, e cila ka prezantuar veshje shumëngjyrëshe në materiale tafta dhe seta. Pjesë e koleksionit të saj ishin dhe punimet me dorë. Ajo që mund të quhet e veçanta e koleksionit, ishte veshja ekstra e përgatiturme 20 mijë kunja dhëmbësh.

Ka mbyllur natën e dytë stilistja e njohur spanjolle, Agata Ruiz De la Prada. Eshtë përkufizuar si “një ylber”. Larg të zezës, çdo gjë ka qënë perfekte dhe plot ngjyra.

Nata e tretë është hapur nga stilistja shqiptare Anila Konomi, koleksioni i së cilës është frymëzuar nga ikona e parë e modës shqiptare, mbretëresha Geraldinë. Koleksioni i Konomit është ndërtuar në bashkimin e tre materialeve të ndryshme, pico, seta, si dhe aksesorë të përbërë nga materiale rrazo. Ngjyrat: e zeza, ari dhe violë.

Ka vazhduar natën Bellissima, e cilaprezantoi koleksionin vjeshtë-dimër 2008-2009. Përdor kafe, bezhë dhe kjo thyhetnë të kuqe, jeshile dhe lejla.

Koleksioni i AR, kryesisht, iështë dedikuar grave të sukseshme në biznes, gra që mund të vishen në çdo moment të ditës, mëngjes, drekë, darkë, gra që mund të përdorin veshjet në koktej festa etj. Materiali i thjeshtë, ngjyra e zezë dhe bezhë. Sfilta e AR është ndarë në tre pjesë dhe ka pasur rreth 20 veshje.

Në natën e katërt, një surprizë: Aktori i mirënjohur amerikan me origjinë shqiptare, Xhejms Belushi, ka shijuar sfilatën estilistes ukrahinase me origjinë shqiptare, Mirabelle Supure. Ajo vjen nga një qytet i Ukrahinës, i cili ka ruajtur dhe zhvilluar traditat shqiptare për më shumë se dy shekuj.Me koleksionin e saj, stilistja bëri një kthim në origjinë.Koleksioni përmbante një interpretim modern të veshjeve tradicionale shqiptare dhe ukrahinase!

Studentët e Institutit të modës Burgo janë ngjitur natën e katërt në pasarelë. Nën drejtimin e Fatbardha Aliaj, ata kanë prezantuar rreth 35 veshje të stilit sportiv e klasik. Shtëpia e Modës Menakon u prezantua për herë të parë në Shqipëri me koleksionin "Pavarësia", 28 veshje në materiale të kombinuara si dantella, mëndafshe dhe zvarovski.

Stilistja tjetër, Adria, është frymëzuar nga bota, në kuptimin e saj më të drejpërdrejtë. Qartësi ngjyrash dhe transparencë: Qëllimi? Të përcjellësh optimizëm.

Stilisti Anglez, Charles,dhe stilistja shqiptare, Rezarta Skifteri, mbyllën këtë event shqiptar të modës. Natës nuk i kanë munguar zërat e Irma dhe Eranada Libohova, Rovena Dilo etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›